Skënderbeu, sukses edhe pse me “Shpatën e Demokleut” mbi kokë…

Share Button

AlbanianSport.com 02/01/2018 09:55

ASNN – E morën për të mbaruar pas penalizimit në UEFA, por Skënderbeu po bën sërish “ligjin” në Kategorinë Superiore. Pas ndëshkimit paraprak nga organizmi që qeveris futbollin kontinental, të gjithë e quajtën “të mbaruar” Skënderbeun, por pas 10 javësh garë dhe në prag të xhiros së 11-të të Kategorisë Superiore, skuadra korçare po u tregon të gjithëve se është ende “kockë” e fortë dhe njëherësh pretendente kryesore për titullin.

Më shumë se kushdo tjetër këtë e provoi një nga skuadat favorite në kampionat, Partizani, të cilin e mundi dy herë, respektivisht 1-0 në javën e parë të garës dhe 2-0 në kryeqytet në javën e 10-të. Me të drejtë Skënderbeu udhëheq kampionatin pas 10 javësh, në kuotën e 23- pikëve, sepse është ekipi më i mirë në shifra. Kështu, pikërisht në bazë të shifrave, Skënderbeu është  skuadra me sulmin më të mirë, sepse ka realizuar 15 gola, pra 1.5 gola për ndeshje.

Një koeficient ky i mirë realizimi për kushtet e kampionatit shqiptar. E thënë ndryshe, Skënderbeu ka shënuar 4 gola më shumë se Partizani që mban vendin e dytë. Skënderbeu nuk ka sulmuesin më të mirë të kampionatit në skuadër, siç kishte vjet Ali Souenë. Këtë edicion ka një Dejvi Bregu që ka shënuar katër gola, por tek korçarët ka disa lojtarë që shënojnë dhe kjo është një tjetër armë e fortë e grupit që drejton trajneri Orges Shehi.

Por nuk është vetëm sulmi që bën diferencën, sepse edhe në mbrojtje korçarët kanë pësuar vetëm 4 gola, po aq sa Partizani. Pra, ndërsa të kuqtë lavdëroheshin me mbrojtjen më të mirë, Skënderbeu me dygolëshin e fundit që u shënoi në kryeqytet ka barazuar shifrat me rivalin e tij edhe sa i takon mbrojtjes më efikase. Interesant është fakti se 3 nga 4 gola që të kuqtë kryeqytetas kanë pësuar, i kanë pësuar prej korçarëve.

Skënderbeu ka golavarazh 15-4, pra +11, kurse Partizani 11-4, ose +7. Këto diferenca në detaje tregojnë shumë për pozitat, forcën dhe njëherësh pritshmëritë e të dyja skuadrave në këtë edicion. Kushdo që ka menduar se Skënderbeu mori fund pas akuzave për trukim dhe penalizim nga UEFA, i ka bërë llogaritë gabim. Kjo skuadër ka cilësi dhe është sërish për titull, pavarësisht vendimit që mund të japë Gjykata Sportive e Lozanës (KAS).

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh