Skënderbeu shijon fitoren e parë që nga 11 nëntori 2018, thyen Laçin 2-1

Share Button

AlbanianSport.com 11/02/2019 21:10

ASNN – Skënderbeu gjen fitores pas 3 muajsh, vjen 3-pikëshi që çliron korçarët nga kriza. Skënderbeu bën “çudinë”, më në fund, dhe pas 6 disfatash radhazi në Kategorinë Superiore, gjen 3-pikëshin e parë i cili vjen pas 3 muajsh. Skuadra korçare kishte kaluar gjatë kësaj periudhe një makth, pa e kuptuar se nga i vinte dobësia, por duke kuptuar rënien e pashmangshme dhe duke mos qenë e aftë të ndalonte këtë pikiatë tronditëse për skuadrën që kishte dominuar kampionatin shqiptar prej 8 vjetësh.

Në kuadër të javës së 21-të të Kategorisë Superiore, që korrespondonte me duelin e fundit të kësaj jave, Skënderbeu mundi Laçin me rezultatin 2-1. Situata ishte e vështirë për të dy kampet, por këtë herë Skënderbeu nuk zhgënjeu. Fytyra e qeshur e Orges Sherhit në fund të takimit dhe deklarata e tij se kishin harruar shijen e fitores, tregon qartë se në çfarë kolapsi kishte mbërritur ekipi bardhekuq. Në ndeshjen e së hënës, Skënderbeu nuk i la asgjë rastësisë.

Po ashtu, ishte skuadër krejt tjetër nga ajo që kemi parë për javë të tëra. Këtë herë pati mobilizim dhe natyrisht erdhi edhe rezultati i duhur. Kuptohet, Laçi nuk ishte në kapacitetin e tij maksimal dhe këtë situatë të vështirë të kurbinasve ka prej ditësh që e “qan” trajneri Besnik Prenga, i cili ka mungesë futbollistësh cilësorë. Pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0 dhe të gjithë kishin frikë se Skënderbeu po përsëriste të njëjtën situatë.

Madje nuk ishin të paktë ata që kishin hamendësuar edhe një fitore të kurbinasve nisur nga “mendja e lehtë” që i kishte futur Skënderbeu në 3 muajt e fundit. Por në pjesën e dytë situata ndryshoi tërësisht. Skënderbeu këmbënguli fort dhe e kërkoi medoemos fitoren, e në fund ia doli. Për korçarët golin e parë e shënoi Blerim Krasniqi, në minutën e 55-të dhe për ta konsoliduar fitoren mendoi kroati Pervan që realizoi me 11-metërsh në minutën e  76-të.

Pra bardhekuqtë i dhanë drejtim fitores dhe e mbrojtën me kujdes lojën e rezultatin deri në fund, megjithëse Laçi e gjeti golin e nderit, me anë të portierit Gentian Selmani që shënoi me 11-metërsh në minutën e fundit të takimit, por për kurbinasit nuk kishte më kohë të bënin më shumë. Pas kësaj ndeshjeje, Skënderbeu ia merr vendin e 4-t Laçit, pasi shkon në 33 pikë, ndërsa kurbinasit zbresin në vend të 5-të me 31 pikë, duke ndjerë nga pas rrezikun e Flamurtarit që ka 30 pikë.

Pse jo dhe Tiranës që ka 24 pikë dhe po afrohet sepse po kalon një moment mjaft të mirë. Kuptohet, fituesi më i madh i javës së 21-të të Kategorisë Superiore ishte Partizani, i cili, në kushtet kur rivalët kryesorë, Kukësi dhe Teuta, zhgënjyen, me 3-pikëshin që i mori Kastriotit u distancua ndjeshëm në kryesim, duke qenë 8 pikë para kukësianëve të vendit të dytë.

 

Kategoria Superiore

Java e 21-të

 

Të shtunën, 9 shkurt 2019:

Partizani – Kastrioti              2-0

 

Të dielën, 10 shkurt 2019:

Kukësi – Tirana                     0-1

Luftëtari – Flamurtari            0-0

Teuta – Kamza                      0-0

 

Të hënën, 11 shkurt 2019:

Skënderbeu – Laçi               2-1

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         B.        H.        Gsh-Gp          Pikë

  1. Partizani        21        14        4            3        23-9                46
  2. Kukësi            21        11        5            5        20-11              38
  3. Teuta              21          9        9            3        26-15              36
  4. Skënderbeu  21        10        3            8        23-17              33
  5. Laçi                 21          8        7            6        17-17              31
  6. Flamurtari      21          8        6            7        17-15              30
  7. Tirana             21          6        6            9        25-23              24
  8. Luftëtari         21          6        3          12        18-26              21
  9. Kamza            21          4        4          13        10-25              16
  10. Kastrioti 21          5        1          15        18-39              16

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh