Adriatik Balla 29.07.2015 17:55
Asnjë skuadër shqiptare nuk ka mundur të shkojë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve apo Ligës së Evropës. Formati i eliminatoreve ka ndryshuar mjaft nga 20 apo 30 vjet më parë, por nëse Skënderbeu kalon turin e tretë, atëherë bëhet ekipi i parë shqiptar që futet në një fazë grupesh të Kupave të Evropës.
Më herët sukses të rëndësishëm kanë arritur Kukësi, që shkoi deri në “play-off”-in e Ligës së Evropës”, si dhe Flamurtari që ka kaluar dy ture në Kupën UEFA të fundviteve 1980-të të shekullit të kaluar, duke kaluar Partizanin e Beogradit dhe eliminuar nga Barcelona në vitin 1987.
Skënderbeu ka pra shansin historik të shkruajë emrin e tij në Evropë si skuadra e parë shqiptare në fazën e grupeve. Dygolëshi i shkodranit në Kishinjev i ka dhënë shansin kampionëve të Shqipërisë që të hedhin hapin e parë të sigurtë drejt “play-off”-it të Ligës së Kampioneve.