AlbanianSport.com 21.10.2016 08:50
ASNN – Hamdi Salihi, që ka bërë me “krahë” trajnerin Andrea Agostinelin me “haberin” e tij nga Serbia, ndërsa do të jetë gati deri të shtunë, pritet që sot të dalë në stërvitje.
Ashtu siç e bënë të ditur mediat sportive shqiptare një ditë më parë, shkodrani ka mbërritur qysh mbrëmë në Shqipëri, por sot do të jetë nën urdhrat e Andrea Agostinelit.
Madje, italiani i stolit së Skënderbeut e ka planifikuar në formacion përballë Kukësit golashënuesin më të mirë të këtij Skënderbeu me pesë gola të shënuara në 7-të javë superligë.
Sot pritet që Salihi të ketë edhe një takim me Agostinelin dhe me mjekun e skuadrës, për të biseduar gjerë e gjatë për ato seanca terapie që sulmuesi zhvilloi në Serbi te Marjana.