AlbanianSport.com 06.02.2016 07:05
ASNN – Sabien Lilaj është gati për Skënderbeun, për duelin e rëndësishëm të së dielës në Kategorinë Superiore, atë ndaj Kukësit. Kështu, kampionia në fuqi pritet të ketë në fushë këtë fundjavë një nga lojtarët më të rëndësishëm, që ka munguar në ndeshjet e fundit.
Mesfushori Sabien Lilaj, njëkohësisht futbollist i Kombëtares, e ka marrë veten nga dëmtimi dhe është bërë gati për trajnerin Mirel Josa. Lilaj kthehet në një moment të vështirë për kampionët e Shqipërisë, që e kanë nisur vitin 2016 me një barazim dhe një humbje.
Ndërsa të dielën kanë një sfidë delikate ndaj Kukësit në Korçë, sfidë që, për më tepër, do të luhet pa tifozë. Skënderbeu do të vazhdojë të ketë mungesa, por, sidoqoftë, trajneri Josa do të ketë sulmuesin Xhejms Adeniji, të ardhur nga Laçi, si dhe Sabien Lilajn e kthyer nga dëmtimi.