Adriatik Balla 15.09.2015 10:50
Sulmuesi i kombëtares kuqezi njëherësh i skuadrës së Skënderbeut, Hamdi Salihi, iu bashkua dje skuadrës korçare në stërvitjen e pasdites, për të qenë i gatshëm për ndeshjen e parë në Ligës së Evropës që Skënderbeut do të luajë ndaj turqve të Beshiktashit.
Lajmi konfirmohet nga skuadra e Skënderbeut në llogarinë e vet në “Facebook”, ku kthimi i golashënuesit cilësohet mjaft i rëndësishëm. Nuk lihet pa u përmendur edhe puna e fizioterapistes serbe Marjana Kovaçeviç, e cila ka punuar intensivisht me lojtarin gjatë këtyre ditëve.
“Rikuperim në kohë rekord për Hamdi Salihin, i cili sot është bashkuar me ekipin dhe po zhvillon seancën stërvitore të plotë. Një rikthim i rëndësishëm përpara ndeshjes ndaj Beshiktashit, falë edhe ndihmës se fizioterapistes, e cila e ka kthyer atë në gjendje optimale vetëm pas 3 seancash”, – shkruhet në njoftimin e Skënderbeut në “Facebook”.