Skënderbeu / Përtej mungesave, korçarët kërkojnë kthesën në Vlorë

Share Button

Skenderbeu-stervitje-03

AlbanianSport.com 13.10.2014 08:45

ASNN – Katër herë kampionët e Shqipërisë kanë mbi katër dekada që nuk fitojnë në Vlorë. Bardhekuqtë besojnë dhe kanë optimizëm se do t’ia dalin këtë herë në bregdet. Problemet tek korçarët nuk kanë të sosur, ndërsa përtej mungesave për shkak të kartonëve në ndeshjen e javës së ardhshme me Flamurtarin në Vlorë, tashmë shtohet dhe Sabien Lilaj. Mesfushori ka qenë me temperaturë e për rrjedhojë nuk është stërvitur me grupin. Për statistikë, Skënderbeu ka mbi katër dekada që nuk fiton në Vlorë. Që do të thotë se për 40 vjet nuk ka fituar asnjëherë të vetme.

E kjo duket se është një “mollë e ndalueme” për korçarët në Vlorë. Por në ndeshjen e javës së 8-të, pjesa e titullarëve të Skënderbeut dhe veçanërisht edhe trajneri Mirel Josa besojnë se skuadra mund t’ia dalë dhe synon fitoren, paçka se Skënderbeu deri tani, në 7 javët e para, nuk është “sjellë” në fushë si skuadër kampione në fuqi. Ndoshta ditët e vështira të kampionëve kanë marrë fund dhe loja e mirë me Tiranën ka treguar se skuadra po kthehet. Por ato që mungojnë janë pikët në apel, ato që janë më të rëndësishme për një skuadër që me objektiva të mëdha siç janë bardhekuqtë.

Deri në ditën e ndeshjes me Flamurtarin ka mbetur më pak se një javë, kurse të shtunën ka mbyllur ciklin stërvitor të skuadrës trajneri Josa. Kjo javë, që tashmë ka përfunduar, mund të themi se ka qenë një javë pozitive në të gjitha seancat stërvitore, por jo pa probleme dëmtimesh. Koha është e mjaftueshme që edhe lojtarët e dëmtuar të rikuperohen, por kujtojmë edhe faktin tjetër se në Vlorë, për Skënderbeun, do të ketë mungesa të rëndësishme. Të tilla si kapiteni Bledi Shkëmbi, mbrojtësi Marko Radas dhe sulmuesi Dhiogo Martins.

Zëvendësuesit e dy lojtarëve të parë, që janë titullarë, deri tani janë Jashanica për Radas dhe Alikaj për Shkëmbin. Por që gjithsesi do të jetë Josa ai që do të vendosë dhe ka kohë më pak se një javë për të parë gjendjen e gjithë grupit dhe më pas të vendosë. Me një skuadër të “arnuar”, Skënderbeu është e sigurt që do të udhëtojë drejt Vlorës, por që Josa dhe të tijtë besojnë se “tersi” i 40 viteve të fundit pa fitore do të marrë fund të shtunën e ardhshme. Skënderbeu e ka grupin, por a do t’ia dalë me kaq mungesa? Sigurisht që kjo mbetet për t’u parë dhe për t’u vërtetuar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

AlbanianSport.com 14/03/2024 16:20 ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

(Video) Vllaznia nuk ndalet, fiton 1-0 në Korçë, tani vetëm -2 pikë nga kreu

(Video) Vllaznia nuk ndalet, fiton 1-0 në Korçë, tani vetëm -2 pikë nga kreu

AlbanianSport.com 11/03/2024 19:55 ASNN – “Lokomotiva” shkodrane vazhdon përpara. Vllaznia mund

Mbyllet e cunguar java e 27-të, ndalet Egnatia, marshon Vllaznia

Mbyllet e cunguar java e 27-të, ndalet Egnatia, marshon Vllaznia

AlbanianSport.com 11/03/2024 19:00 ASNN – Kategoria Superiore, mbyllet java e 27-të. Kukësi shtang

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh