AlbanianSport.com 04.03.2015 15:10
ASNN – Të martën në orën 11:30, Skënderbeu ka filluar stërvitjen e fundit në pragun e ndeshjes me Tiranën. Seancë që ka zgjatur diçka më tepër se 1 orë e 30 minuta. Stërvitje e cila i ka mjaftuar Josës për t’i mbyllur të gjitha ato çfarë do të shikojmë në takimin e së mërkurës pasdite me bardheblutë, ndeshje të cilën korçarët e duan të fituar.
Ndërkohë, mësohet se mbrojtësi Abazi e fillon ndeshjen nga fusha. Kosovari të martën ka qenë gjatë gjithë kohës në stërvitje me skuadrën. Madje në maksimum nga fillimi e deri në fundit e kësaj seance të fundit. Çka tregon se e fillon lojën nga minuta e parë në të majtë të mbrojtjes, aty ku jemi mësuar ta shikojmë në takimet e fundit. Me Abazin në të majtë, Arapi luan në qendër bashkë me Radas.
I pyetur nga media nëse ndaj Tiranës, mund të ketë ndryshime tek grupi i lojtarëve, Josa ka deklaruar se “në lojë do të jetë ata futbollistë që janë në gjendje e tyre më të mirë.” “Abazi i gatshëm për ta filluar nga minuta e parë, ashtu siç janë edhe gjithë të tjerët, – ka thënë Josa. – Gjithnjë e kemi bërë të ditur, për ne nuk ka shumë rendësi sa lojtarë janë në sulm, pasi e rëndësishme është funksionimi i grupit në lojën sulmuese.
Vetëm pak ditë më parë në atë takim të fituar me Teutën, Progni nga njëra anë dhe Berisha nga krahu tjetër kanë ndihmuar së tepërmi Martins. Por me Tiranën Josa me këtë vendosje ka ndërmend të ndryshojë. “Nuk mendoj se se takimi i luajtur me Teutën do të jetë i njëjtë me këtë që luhet me Tiranën. Për mua si trajner ndryshojnë jashtëzakonisht shumë. Përderisa ndeshjet ndryshojnë nga njëra-tjetra edhe loja e Skënderbeu ndryshon kësaj radhe”, – ka përfunduar ai.