Skënderbeu / Memelli: “Ta fal” Kupën për mbijetesën?… Nuk e di…

Share Button

AlbanianSport.com 17/03/2021 19:55

ASNN – Skënderbeu ka arritur një fitore me peshë në Kupën e Shqipërisë teksa ka mposhtur 1-3 në “Selman Stërmasi” Dinamon dhe duke u kualifikuar për në gjysmëfinale. Shifrat u hapën me Mensah në minutën e 22-të, Berisha realizoi golin e dytë në minutën e 43-të dhe më pas Pusi trefishoi rezultatin pas një ore lojë. Goli i Uelber në minutën e 63-të krijoi idenë sikur do të hapte sfidën, por ky rezultat i shkon përshtat skuadrës korçare e cila këtë sezon po përjeton momentin e vështirë në 10-vjeçarin e fundit, teksa po lufton për mbijetesë.

Por Kupa e Shqipërisë mbetet një objektiv real për Skënderbeun duke parë paraqitjen e ditës së sotme ndaj kryeqytetasve. Dhe trajneri Migen Memelli është i kënaqur që Skënderbeu u kualifikua në gjysmëfinale, por mendjen e ka te mbijetesa në Superiore. Trajneri i korçarëve foli pas ndeshjes, duke theksuar se ishte një fitore e merituar. “Ishte një fitore e merituar, – tha ai. – Pas golit të dytë na u thjeshtësua loja, ndërsa goli i tretë mbylli gjithçka. Synimi jonë është mbijetesa në Superiore, jo Kupa. Do të bëjmë gjithçka për të qëndruar në elitë, edhe pse e dimë që është e vështirë.”

“Ne besojmë deri në fund, – ka vijuar ai. – E kishim vlerësuar ndeshjen me Dinamon në maksimum. Është merita e lojtarëve, gjërat u bënë mirë në fushë. Goli erdhi shpejt. Pasi dyfishuam rezultatin shkuam në dhomat e zhveshjes më të qetë. Pas golit të tretë, menduam që të hedhim në fushë lojtarët që kanë pasur më pak minuta. Kemi ndeshjen me Apoloninë, por gjithsesi shumicën e skuadrës e hodhëm në fushë. Rotacioni në këto ndeshje është i vështirë. I uroj lojtarët për këtë fitore dhe suksese. Tani nuk e dimë se si do biem në gjysmëfinale, por objektivi është qëndrimi në Superiore.”

“Nuk e di nëse do e falja Kupën për mbijetesën. Duhet edhe pak fat dhe sforco për këto 12 javë të mbetura”, – ka përfunduar trajneri i Skënderbeut.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh