AlbanianSport.com 30.07.2015 08:50
ASNN – Nëse do ta kalojë me sukses këtë tur të tretë eliminator të Ligës së Kampioneve, ku hapi i parë drejt suksesit është arritur tashmë me fitoren 2-0 në fushë të huaj në duelin e parë me Milsami Olhein, Skënderbeu do të mësojë edhe emrin e kundërshtarit të tij të radhës për fazën e “play-off”-eve, i cili mund të jetë një prej nëntë skuadrave që do të kualifikohen nga turi i tretë.
Më 7 gusht, të premten, në orën 12:00, në Nion të Zvicrës, do të hidhet edhe shorti i kësaj faze, ku goglat do të përcaktojnë edhe skuadrën kundërshtare të radhës për skuadrën “kampione” të Shqipërisë. Këto ndeshje janë planifikuar të luhen më 18 dhe 19 dhe 25 dhe 26 gusht 2015 dhe janë shans i madh për ekipin e Skënderbeut dhe trajnerin Mirel Josa.
Pas fitores 2-0 në Moldavi ndaj Milsamit, Skënderbeu mund të quhet me një këmbë në turin e fundit eliminator të Ligës së Kampioneve dhe automatikisht në grupet e Ligës së Evropës. Në fakt, në këtë tur, korçarët kanë fatin të shmangin “të mëdhenjtë” e kontinentit, duke filluar nga Mançester Junajtid, Bajer Leverkuseni, Valencia dhe Lacio, pasi kampionet e Shqipërisë, sipas rregullit të UEFA-s, duhet të përballen vetëm me skuadrat që kane fituar titullin në kampionatet përkatëse.
Katër ekipet e mësimërme nuk e kanë bërë një gjë të tillë sezonin e shkuar. Ja dhe kundërshtarët e mundshëm të Skenderbeut në turin e 4-t eliminator të Ligës së Kampioneve, që njihet ndryshe edhe si faza e “play-off”-ve, që do të dalin nga fituesit e çifteve të mëposhtme:
Leh Poznan – Bazel
Makabi Tel Aviv – Viktoria Plzenj
Salzburg – Malmoe
Steaua Bukuresht – Partizani Beograd
Sëlltik – Karabak