Skënderbeu / Lilaj: Tripikëshi ndaj Tiranës, më i rëndësishëm se loja

Share Button

BATE-Borisov-Skenderbeu-0-0-Lilaj

AlbanianSport.com 06.03.2015 16:35

Mesfushori i korçarëve e konsideron me shumë vlera fitoren ndaj bardhebluve në Korçë: “Që ne të jemi në krye duhet të fitojmë me Flamurtarin dhe Kukësi të gabojë ndaj Tiranës”. “Skënderbeu i ka mbyllur prej kohësh gabimet. Tani është radha e skuadrave të tjera për të dalë huq”. Kështu është shprehur mesfushori i kësaj skuadre, Sabjen Lilaj, i cili më tepër se kudo tjetër e ka mendjen tek gabimet e kukësianëve.

“Për të kaluar në vendin e parë nuk mjaftojnë vetëm fitoret tona, por duhen edhe gabimet e kuksianeve”, tha Lilaj, i cili ashtu sikurse të gjithë në kampion bardhekuq është i kënaqur me fitoren ndaj Tiranës. “Ndodh që pikët fitohen edhe duke mos luajtur po aq mirë, bie fjala si në takimin me Kukësin”, ka vijuar Lilaj. Por, edhe për lojtarin, në këtë fazë ku ka hyrë kampionati më tepër se loja kanë rëndësi pikët.

Ja dhe intervista e tij për të përditshmen sportive shqiptare, “Gazeta e Sportit”, që AlbanianSport.com jua sjell këtu.

 

– Lilaj, kësaj radhe ka mjaftuar goli i Shkëmbit për të fituar edhe tri pikë të tjera…

– Janë tri pikë të fituara në kohën e duhur. Pas një loje në përqindje të madhe të pëlqyeshme. Një fitore si kjo, me një ekip rival, është me tepër se gjithçka, sepse vërtetë merr shumë vlera.

 

– Tri ndeshje, 7 pikë. Mund të themi se tashmë jeni në ritmin e duhur?

– Fakti që kemi kaq pikë në tri javë të luajtura mendoj se e tregon më së miri një gjë të tillë. Për mua e rëndësishme është se janë pikë, të cilat janë marrë me skuadrat kryesore të këtij kampionati.

 

– Ka prej atyre që thonë se me Kukësin, Skënderbeu ka qenë më mirë në lojë. Ju si mendoni?

– Nuk jam kundër këtij konstatimi, pasi edhe unë ndaj të njëjtin mendim. Por, vërtetë kemi luajtur mjaft mirë me kukësianët, në fundin e takimit nuk kemi marrë më shumë se një pikë. Nuk kemi qenë krejt ashtu si me kukësianët në takimin e kësaj jave me tiranasit, ama kemi fituar tri pikë.

 

– Me këtë do të thoni se më tepër se loja e rëndësishme janë pikët?

– Nuk mendoj se edhe ju jeni kundër pikëve në raport me një lojë të bukur. Në futboll kam përshtypje se kanë më tepër rëndësi pikët.

 

– Lilaj, duke mbetur tek ndeshja me Tiranën, nuk ju duket se, në pjesën e parë, bardheblutë janë treguar më tepër të kujdesshëm në lojën tuaj në krahë të mesfushës?

– Deri diku edhe ia kanë dalë. Por përderisa, gjatë gjithë kësaj pjesë, kemi qenë më ngacmues në lojën tonë sulmuese tregon se nuk ja kanë arritur të na ndalojnë.

 

– Në të dytën Josa ka larguar Prognin nga krahu i djathtë i mesfushës për ta kaluar në sulm diku pas Martins…

– Ka qenë padyshim lëvizje e mençur. Lëvizje që ka funksionuar. Kjo edhe për atë se Progni është nga ata lojtar që e njeh mirë edhe lojën e sulmuesit.

 

– Fakti që Tirana ka pasur kohë më tepër për të pushuar ka qenë një plus më tepër për bardheblutë?

– Sigurisht që po. E rendësishme është se ia kemi dalë për t’i përballuar në lojë.

 

– Të lodhur?

– Për të qenë i sinqertë edhe jemi pak të lodhur. Kemi kaq ditë që luajmë ndeshje njëra pas tjetrës. Aq shumë takime në pak ditë sa vërtetë ndjehemi pak të lodhur.

 

– Ndeshja e radhës me Flamurtarin. Nuk ju duket se mund të “çlodheni” sadopak?

– Për mua takimi më Flamurtarin është një tjetër ndeshje e vështirë. Ashtu siç kanë qenë dhe tri ndeshjet e fundit. Në mos më e vështira për t’u kaluar.

 

– Për të tjerët, vlonjatët duken një skuadër e dorëzuar?

– Sigurisht që nuk mendoj aspak kështu. Nuk mendoj kështu edhe për atë se unë, por dhe të tjerët e njohim fort mirë shpirtin e kësaj skuadre. Është e vërtetë se nuk janë ekipi i sezonit, por kjo nuk do të thotë aspak se nuk janë në gjendje të ngrihen. Atëherë kur duhet. Qoftë dhe për këtë, nuk kemi arsye ta mendojmë te lehtë këtë ndeshje.

 

– Më pas dy takime në “shtëpi” me Vllazninë dhe Elbasanin. Mos më thuaj se edhe këto dy takime nuk janë një mundësi e mirë për të rregulluar “pulsin”?

– Të kalojmë një herë Flamurtarin dhe më pas kemi kohë të flasim për të tjera takime. Tri pikët në këtë takim na bëjnë të gjithëve të jemi më komodë në takimet e tjera të mbetura të kësaj faze të tretë.

 

– Lilaj, kukësianët edhe pas kësaj jave janë një pikë larg Skënderbeut. Kemi filluar të mendoni për “parakalimin”?

– Jemi në kohën e duhur për ta bërë këtë gjë. Por nuk duhet të harroni se jo gjithçka varet nga Skënderbeu.

 

– Çfarë do të thoni me këtë?

– Për të ndodhur parakalimi siç thoni ju duhet që Kukësi të gabojë diku. Qoftë dhe një gjysmë gabimi. Nëse nuk jemi më tepër se një pikë larg këtij ekipi, kjo ka ardhur për atë se kukësianët kanë barazuar me ne në fushën tonë. Por kanë bërë të njëjtën gjë edhe me Apoloninë po në fushë të huaj.

 

– Këtë javë Flamurtari-Skënderbeu dhe Tirana-Kukësi. Duke qenë se jemi tek “parakalimi”, mund të ndodhë pas këtyre dy takimeve një gjë e tillë?

– Çdo gjë është e mundur. Me kusht që të fitojmë ne me Flamurtarin.

 

– Por dhe të gabojë Kukësi?

– Sigurisht që vetëm duke ndodhur këto të dyja, Skënderbeu kalon në vendin e parë. Ndryshe do të jemi përsëri të detyruar të presim gabimet e kukësianëve.

 

– Pse ju nuk shikoni më gabime nga ana e Skënderbeut?

– (Qesh). Kam përshtypjen se gabimet tona janë mbyllur prej kohësh. Tani e kanë radhën skuadrat e tjera për të gabuar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

AlbanianSport.com 15/11/2024 17:15 ASNN – Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

AlbanianSport.com 14/03/2024 16:20 ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh