Skënderbeu / Lilaj: Nuk jam në formë, por skuadra fiton dhe pa mua

Share Button

Skenderbeu-Sabian-Lilaj

AlbanianSport.com 22.10.2016 07:05

ASNN – Mesfushori rrëfen që akoma s’është gati, por nëse do të aktivizohet me Kukësin, apo jo, atë do ta vendosë Agostineli të shtunën përpara ndeshjes. Sabjen Lilaj, edhe pse u fol që do të rikthehet në formacion, vijon të jetë pikëpyetja më e madhe e këtij Skënderbeu për ditën e shtunë në kryendeshjen e javës së tetë ndaj Kukësit.

Mesfushori e pranon me gojën e tij që është rikthyer dhe po vijon të stërvitet me grupin, por duke përdorur qetësues. E megjithatë ai është duke bërë gjithçka për të qenë gati për skuadrën për ndeshjen me Kukësin. Dhe, të paktën, siç është shprehur edhe në intervistën për Sport Ekspres, Skënderbeu ia arrin të fitojë edhe nëse nuk do të jetë ai në fushë

 

– Të shtunë të gjithë të presin në fushë. Jeni gati?

– Në fakt, edhe po të mos jem gati, do të mundohem ta bëj një gjë të tillë, pasi përpara është një ndeshje e vështirë ndaj Kukësit. Gjithsesi nuk jam akoma në 100% të formës sime, por, edhe po të mos jem gati, do të mundohem të jap më të mirën nëse trajneri më beson formacionin.

 

– Keni ndjerë dhimbje gjatë këtyre ditëve në seancat stërvitore?

– Kam pirë qetësues përpara çdo seance stërvitore dhe jam stërvitur me grupin. Nuk di çfarë të them më shumë se kaq. Kjo tregon që nuk jam në formën time.

 

– Një ndeshje nuk luajtët këtë sezon dhe Skënderbeu humbi ndaj Tiranës fundjavën e kaluar. Kjo tregon se sa i vlefshëm jeni?

– Jo, absulutisht jo. Nuk besoj se një lojtar i vetëm përfaqëson një skuadër të tërë si Skënderbeu. Të gjithë janë të rëndësishëm te kampionët, por që një ditë do të ndalonim edhe ne. Me këtë dua të them që s’është se nuk ishte Lilaj dhe Skënderbeu humbi, mund të isha edhe unë dhe prapë mund të humbisnim.

 

– 18 pikë deri tani në 7 javë, ky Skënderbe nuk qënka i pathyeshëm…

– Normale që s’jemi të pathyeshëm, pasi nuk ka skuadër të pathyeshme kur bëhet fjalë për lojën e futbollit. Por edhe 18 pikë nuk janë pak sa kemi për momentin. Të rikthehemi te fitorja dhe kjo është më e rëndësishme në këtë moment për këtë Skënderbe.

 

– Në Korçë këtë fundjavë vjen Kukësi. Një ndeshje që sipas jush?

– Gjithmonë përballjet që kemi pasur ndaj Kukësit kanë qenë të vështira, por edhe shumë të bukura. Skënderbeu ka objektivat e veta dhe do të futet në fushë vetëm për ta fituar takimin. Sa për 90-minutëshin do të jetë një ndeshje e luftuar dhe për këtë ju garantoj.

 

– Edhe Kukësi vjen për t’i rrëmbyer 3 pikë Skënderbeut, ju tremb një gjë e tillë?

– Këtë sezon edhe Luftëtari, apo edhe Vllaznia, Teuta, apo ndonjë skuadër tjetër, të gjithë për tre pikë erdhën në Korcë. Të shohim sa do ta arrijë edhe Kukësi këtë synim që paska. Fusha do ta tregojë më shumë se çdo gjë tjetër.

 

– Në Superkupën e Shqipërisë, Kukësi tregoi që ishte më i fortë se ju pasi ju mundi 3-1…

– Ishte vetëm një ndeshje ajo dhe ishte përballja e parë e sezonit. Atë ndeshje është e vërtetë që e fituan kukësianët dhe ne ju dhamë dorën për atë fitore. Të shikojmë këtë javë kush do të jenë më të zotët ta fitojnë në fushë këtë takim.

 

– Do të ketë ndryshime këtë të shtunë Skënderbeu nga ajo skuadër që u mund ndaj Tiranës?

– Nuk di t’i përgjigjem kësaj pyetjeje pasi këtë e vendos trajneri. Unë di të them vetëm atë që në fushë do të zbresë 11-shi më i mirë dhe ata që do të jenë në formacion do të japin më të mirën për ta fituar takimim.

 

– Pas Kukësit vjen Partizani një tjetër ndeshje e vështirë. Mos ndoshta fundi i fazës së parë është vërtet “malore” për ju?

– Për momentin, mendojmë për Kukësin, sepse ne i marrim ndeshjet e një nga një. Të përfundojmë këtë javë, pastaj flasim edhe për javët në vazhdim. Nuk besoj dhe nuk do të ketë asnjë “malore” për Skënderbeun.

 

– Së fundi, kush fiton të shtunën?

– Sigurisht Skënderbeu. Nuk do të thoja emrin e kundërshtarit sikur përballë të kishim këdo skuadër qoftë edhe Kukësi në rastin konkret. Skënderbeu nuk do të falë përpara sportdashësve të vet dhe për këtë ju garantoj që nuk ka për të ndodhur.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

AlbanianSport.com 14/03/2024 16:20 ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

(Video) Vllaznia nuk ndalet, fiton 1-0 në Korçë, tani vetëm -2 pikë nga kreu

(Video) Vllaznia nuk ndalet, fiton 1-0 në Korçë, tani vetëm -2 pikë nga kreu

AlbanianSport.com 11/03/2024 19:55 ASNN – “Lokomotiva” shkodrane vazhdon përpara. Vllaznia mund

Mbyllet e cunguar java e 27-të, ndalet Egnatia, marshon Vllaznia

Mbyllet e cunguar java e 27-të, ndalet Egnatia, marshon Vllaznia

AlbanianSport.com 11/03/2024 19:00 ASNN – Kategoria Superiore, mbyllet java e 27-të. Kukësi shtang

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh