AlbanianSport.com 02.04.2015 18:45
ASNN – Mesfushori Sabien Lilaj është i vetëdijshëm për momentin që po kalonte ekipi por premton më të mirën për sfidën e së shtunës. Jehona e krijuar nga ndeshja dhe rezultati i Kombëtares shqiptare ndaj Armenisë i lë vendin kampionatit.
Kampionët dhe kryesuesit e këtij sezoni, Skënderbeu, udhëtojnë drejt fushës së vështirë të Laçit, ku në vitet e fundit ka marrë rezultate pozitive. Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa vjen pas një periudhe të mirë.
Sidoqoftë, ndalesa e kampionatit nuk konsiderohet si diçka e mirë për korçarët në këtë aspekt. Mesfushori Sabien Lilaj është i vetëdijshëm për momentin që po kalonte ekipi por premton më të mirën për sfidën e së shtunës.
“Vijmë pas rezultateve pozitive dhe sigurisht që ndalesa e kampionatit nuk bën mirë, – ka deklaruar ai. – Megjithatë ekipi është në formë dhe të shtunën shkojmë në Laç për të fituar.”
“Laçi ka treguar që është ekip i nivelit të lartë dhe këtë e tregoi edhe në fazën e tretë, – ka vijuar futbollisti i korçarëve. – Megjithatë jemi të vetmit që kemi fituar aty dhe shpresojmë të vijojmë ta bëjmë një gjë të tillë edhe këtë javë.”