AlbanianSport.com 13/10/2018 18:05
ASNN – Ndërprerja 10-ditore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit për shkak të ndeshjeve të ekipit kombëtar në kuadër të Ligës së Kombeve, u ka dhënë mundësi skuadrave të Kategorisë Superiore që të mbajnë ritmin e lojtarëve nëpërmjet takimeve miqësore.
Kështu, Skënderbeu mposhti Maliqin me rezultatin 5-0 në takimin miqësor të zhvilluar në kuadër të përgatitjeve të korçarëve për përballjen e javës së 9-të të Kategorisë Superiore ndaj Kamzës. Në fakt, ekipi i trajnerit Orges Shehi, nuk e diskutoi për asnjë moment fitoren, përballë maliqarëve që po bëjnë mirë në Kategorinë e Dytë.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, ndërsa në të dytën, kampionët në fuqi shënuan edhe 4 herë të tjera. Kujtojmë që Skënderbeu do të përballet në 21 tetor me Kamzën, në takimin e vlefshëm për Kategorinë Superiore, ndërkohë që Maliqi do të jetë mysafir në Këlcyrë, po në datën 21 tetor 2018.