AlbanianSport.com 21.10.2015 12:05
ASNN – Trajneri Mirel Josa shpreson se e ka përgatitur siç duhet Skënderbeun për sfidën e radhës në Ligën e Evropës ndaj Sportingut të Lisbonës, në kuadër të ndeshjeve të treta në grupin H.
Padyshim që ky është një moment vendimtar për ekipin korçar, i cili i ka humbur dy përballjet e para dhe do të tentojë rezultatin e parë pozitiv në këtë fazë të veprimtarisë së dytë të klubeve të kontinentit.
Skuadra e ka përmirësuar ndjeshëm lojën e saj dhe pritet të mos futet si inferiore në fushë, përkundrazi, synon të marrë rezultat pozitiv, ndonëse përballë ka një rival me peshë në futbollin portugez dhe përvojë në atë kontinental.
Loja e mirë e zhvilluar në Rusi përballë Lokomotivës së Moskës ka bërë që të ketë shpresë për rezultat pozitiv në këtë sfidë të radhës. Prandaj dhe trajneri Josa ka besim se gjërat do të shkojnë siç duhet përballë Sportingut.