Skënderbeu / Julian Ahmataj largohet nga stoli i korçarëve, palët mbyllin bashkëpunimin

Share Button

AlbanianSport.com 31/01/2021 17:10

ASNN – Trajneri elbasanas dhe klubi korçar kanë mbyllur bashkëpunimin disamujor. Humbja 0-4 në shtëpi me Kukësin të shtunën ishte goditja e fundit dhe  Julian Ahmataj largohet nga drejtimi i Skënderbeut. Kjo është konfirmuar zyrtarisht nga klubi korçar nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale, ku sqarohet se bashkëpunimi me trajnerin elbasanas është mbyllur me mirëkuptim.

Ishte thjesht çështje kohe, teksa me vetëm 2 fitore, 5 barazime dhe 9 humbje në këto 17 javë të deritashme, me 18 gola të shënuar dhe plot 36 të pësuar, më shumë se çdo skuadër tjetër në nivelin më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, skuadra e tij kishte rrëshqitur në vendin e fundit të renditjes, duke u shndërruar në kandidaten e parë për të rënë nga Kategoria Superiore sezonin e ardhshëm.

Humbja 0-4 në shtëpi me Kukësin të shtunën ishte goditja e fundit, edhe pse vetë Julian Ahmataj këmbëngulte në vazhdimin e punës së tij. Por vetëm 24 orë më pas, gjithçka ka ndryshuar, teksa është mësuar se trajnerin elbasanas largohet nga drejtimi i Skënderbeut. Kjo është konfirmuar zyrtarisht nga klubi korçar nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale.

“KF Skënderbeu dhe Ahmataj mbyllin me mirëkuptim bashkëpunimin”, – thuhet në njoftimin e klubit juglindor, që më tej vijon: “Ju njoftojmë se pas një bisede mes palëve, Klubi i Futbollit “Skënderbeu” dhe Julian Ahmataj kanë mbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit me mirëkuptim. KF Skënderbeu falënderon ish-trajnerin bardhekuq për përkushtimin dhe punën e mirë të zhvilluar gjatë kohës që ishte në drejtimin e ekipit dhe i uron Ahmataj shumë suksese dhe fat në të ardhmen!”.

Ndërkaq, në klubin korçar ende nuk ka një emër tjetër për të zëvendësuar Ahmatajn, por gjithçka pritet të qartësohet në orët në vijim.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh