AlbanianSport.com 30.10.2014 17:35
ASNN – Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, ka pohuar se skuadrës së tij i mungoi agresiviteti i nevojshëm, pavarsisht fitores ndaj Elbasanit. “Të them të drejtën ishte një 90 minutësh i vakët nga ana e skuadrës sime, – ka deklaruar ai. – Duhet të ishim më agresivë, gjë që nuk e bëmë. Për mua si trajner, pozitiv ishte vetëm 3-pikëshi në këtë ndeshje.”
Loja në minutat e para filloi mirë nga ne, ku u përpoqëm dhe krijuam volum loje, – vijoi trajneri kryeqytetas i korçarëve. – Ndërkohë që Elbasani mendoi vetëm për pjesën mbrojtëse. Martins pati probleme në pulpë në pjesën e parë, prandaj u detyrova të bëja këtë ndërrim.”
“Piter Olajinka, edhe pse luajti i dëmtuar, arriti të shënonte, ndërkohë që pas shënimit të golit nuk u treguam të shpejtë, pasi ishim shumë të ngadaltë dhe prandaj munguan edhe golat e tjerë. Gjithsesi siguruam trepikëshin dhe kaq më mjafton mua si trajner. Ndeshja e radhës në Laç do të jetë një ndeshje e vështirë”, – ka përfunduar Josa.