AlbanianSport.com 10.09.2015 12:20
ASNN – Skuadra e tij e ka fituar ndeshjen e prapambetur të javës së parë të këtij sezoni të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, përsëri me një gol të vetëm, që mjaftoi për të siguruar pikët ndaj Vllaznisë. Por, trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, nuk ka qenë i kënaqur me mënyrën sesi ka funksionuar skuadra. “Nuk është vështirë të gjendet goli, – tha ai. – Ne e kemi detyrë t’i nxjerrim lojtarët në pozicionin e shënuesit, ashtu siç doli Lilaj dhe Progni në disa raste.”
“Qarkullimin e topit e kishim ne, dominuam ndeshjen, – ka vijuar kryeqytetasi i kampionëve në fuqi të Shqipërisë. – Duhej të kishim shënuar golin e dytë pasi kishim mundësi, që mos të lejonim kundërshtarin të krijonte kundërsulme për të barazuar. Me këto lojtarë që kemi këtu do të përpiqemi të freskojmë skuadrën. Shkëmbi ka qenë i dëmtuar me kaviljen, edhe Lilaj ishte i dëmtuar në ndeshjen me Kukësin, por jam i gëzuar që sot e nxori ndeshjen të plotë.”
““Problemet tona më të mëdha janë ato në sulm dhe në mesfushë, të cilat duhet të përpiqemi t’i rregullojmë, – ka theksuar trajneri i korçarëve. – Kemi lojtarë por duhet të dimë si ti vendosim. Pasi as Vangjeli nuk është stërvitur qysh në ndeshjen me Kukësin. Ne na interesojnë pikët, duhet të jemi të përqendruar të dalim tek goli, sepse unë jam i bindur që ne mundemi.”