Skënderbeu / Ja masat e klubit korçar për sfidën e të mërkurës

Share Button

Skenderbeu-Liga-e-Kampioneve

AlbanianSport.com 17.08.2015 15:15

ASNN – Klubi i Skënderbeut dhe ai i Dinamos së Zagrebit, po bashkëpunojnë me policinë shqiptare për të parandaluar aktet e dhunës nga huliganët kroatë gjatë përballjes së parë midis dy skuadrave të mërkurën në “Elbasan Arena”. Një listë prej 100 personash problematikë u është paraqitur autoriteteve shqiptare, ndërsa përfaqësuesit e klubit korçar kanë sqaruar edhe masat e rrepta që do të zbatohet për hyrjen në stadium.

Skënderbeu do të ndeshet të mërkurën me Dinamon e Zagrebit, në takimin e parë të vlefshëm për “play-off”-in e Ligës së Kampioneve dhe përfaqësuesit e klubit korçar kanë bërë thirrje për marrjen e masave për të parandaluar hyrjen në “Elbasan Arena” të elementëve huliganë të klubit kroat. “Ne kemi informacion që ky grupim tifozësh, i cili organizohet jo vetëm nga kroatë, por edhe nga binjakëzime të tyre me tifozeri greke dhe boshnjake, po organizohen dhe mendohet të jenë të pranishëm në “Elbasan Arena””, -tha Mario Nikolli, menaxher i skuadrës së Skënderbeut.

“Ata bëjnë çdo gjë që të prishin mbarëvajtjen e ndeshjes”, – shtoi ai. Tifozët “ultras” të Dinamos së Zagrebit kanë vënë në alarm klubin e Skënderbeut. Kampionët korçarë kanë marrë sinjale nga klubi kroat dhe nga UEFA se, pjesëtarë të grupit të tifozëve “Bad Blue Boys”, të cilët janë në listën evropiane të tifozëve huliganë, do të jenë edhe në “Elbasan Arena”.

Pasi ka kërkuar qetësi nga tifozët shqiptarë, Nikolli ka kërkuar ndihmë edhe nga policia, që të marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e kësaj sfide kaq të rëndësishme për Skënderbeun. Nikolli ka theksuar gjithashtu se, me skuadrën e Dinamos së Zagrebit do të vijnë dhe një numër i konsiderueshëm oficerësh kroatë, të cilët do të ndihmojnë palën shqiptare në neutralizimin e situatave të dhunshme, që mund të krijojnë tifozët e “Bad Blue Boys”.

Ndërkohë mësohet se, deri pasditen e së hënës janë shitur rreth 9 mijë bileta për sfidën mes Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit. Përfaqësuesit e klubit kanë sqaruar edhe masat që do të zbatohet për hyrjen në stadium. Takimi Skënderbeu-Dinamo e Zagrebit luhet të mërkurën, më 19 gusht, duke nisur nga ora 20:45.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh