AlbanianSport.com 04.03.2015 16:55
ASNN – Të martën në darkë Skënderbeu është akomoduar në një nga hotelet në periferi të qytetit. Aty ku në fakt “kyçet” gjithnjë skuadra korçare para çdo ndeshje. Në mjediset e hotelit, të martën në mbrëmje, ka qenë edhe presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, i cili ka qëndruar gjatë me pjesën më të madhe të lojtarëve.
Ndërkaq, ngga e hëna e kësaj jave kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes Skënderbeu-Tirana. Ritmi i shitjeve, sipas zyrtarëve të klubit, nuk ka qenë ai i ndeshjes me kuksianeët, kjo edhe për shkak të mungesën e energjisë elektrike në stadium. Në mungesë të energjisë për disa ditë as zyrtarët e klubit nuk jepnin një version zyrtar të këtij takimi.
Të marten nga dreka zyrtarisht është thënë se ka një marreveshje mes klubit dhe OSHEE. Ndërkohë, edhe në takimin me Tiranen do të jenë në stadium më tepër se 300 policë, 250 prej të cilëve nga katër komisariatet e Qarkut të Korçës, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga FNSH-ja.
Krahas 300 policëve duhet thënë se do të jenë më tepër se 30 punonjës të një kompanie private, të cilët do të merren kryesisht me kontrollin e hyrjes së tifozëve në stadium.