Adriatik Balla 13.05.2015 10:40
Vetëm një ndeshje e ndan skuadrën e Skënderbeut nga titulli i pestë kampion, që do të jetë ai i rekordeve për klubin korçar, duke filluar nga numri i trofeve radhazi. Për këtë arsye tifozët dhe skuadra kanë nisur përgatitjet për festën duke menduar me imtësi çdo detaj, përfshirë dhe fanellën që do të veshin lojtarët korçarë në përfundim të sfidës me Flamurtarin, në rast fitoreje.
Duke parë euforinë dhe gjendjen e mirë të grupit, klubi hodhi në radhët e tifozëve idenë për një bluzë me dizajn të ri, bluzë që do të shitej në disa mijëra copë në ndeshjen e festës së fundjavës ndaj Flamurtarit, një bluzë që mban simbolet e suksesit të skuadrës dhe të titullit të pestë radhazi. Ky “konkurs” është bërë i hapur me propozime të ndryshme nga tifozë dhe është fituar nga Argel Gjoka.
Ai ka dorëzuar një dizenjo tepër të veçantë, ku glorifikohet suksesi i skuadrës korçare gjatë këtyre viteve. Klubi kishte organizuar një konkurs për dizenjon e fanellës që do të mbahej e veshur nga tifozët, dhe fituese ka rezultuar dizenjo e Argel Gjokës, e cila në pjesën e përparme të saj do të ketë të stampuar “5-shen” që simbolizon 5 titujt e fituar, stemën e Skënderbeut në gjoks në krahun e zemrës dhe “hashtag”-un “Të Duam Skënderbe”.
Ndërkohë në pjesën e pasme të fanellës do të jenë të shkruar nga poshtë lartë, të pesë vitet e titujve të fituar radhazi dhe mbishkrimi “Champions” (kampionë). Në garë për fanellën fituese morën pjesë tifozë të shumtë. “Kjo nuk është hera e parë që klubi korçar realizon një përzgjedhje të tillë, pasi dhe në vitet e fundit kanë qenë tifozët ata që kanë dizenjuar fanellat e veshura nga skuadra.