AlbanianSport.com 25/08/2021 22:50
ASNN Në përgatitje për sezonin e ri, skuadrat pp zhvillojnë një numër të madh ndeshjesh miqësore dhe një e tillë ka qenë ajo që është zhvilluar në Korçë, midis Skënderbeut vendas dhe Dinamo. Ky duel miqësor ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë dhe të dy nga pika e bardhë e 11-metërshit. Meksi i kaloi i pari korçarët në epërsi, në minutën e 12-të, kur u treguar i saktë në goditjen e tij të 11-shit.
Pesë minuta më pas, është Dinamo që fiton një 11-metërsh, që u ktheu në gol nga kapiteni Agim Ibraimi. Më pas nuk pati më gola të tjera dhe dy ekipet e Superiores u ndanë në barazim. Kështu, skuadra e Skënderbeut dhe të Dinamos janë ndeshur të mërkurën në një miqësore mes tyre në stadiumin e qytetit të Korçës, si pjesë e përgatitjeve për sezonin e ri. Një ndeshje e hapur, me raste nga të dy ekipet, por që është mbyllur pa fitues, me shifrat 1-1.
Skënderbeu vendas ia doli të kalonte i pari në epërsi, me anë të Meksit, që në minutën e 12-të të sfidës, por duke gjetur një përgjigje të shpejtë të dinamovitëve. Kapiteni Ibraimi, i cili duket se do të vazhdojë të jetë njeriu-gol te blutë, ashtu siç bëri tek Kukësi në edicionin e kaluar, ishte ai që tundi rrjetën në minutën e 17-të të duelit. Më pas, të dy skuadrat prodhuan raste, por asnjëra nuk arrit të çonte topin në rrjetë deri në vërshëllimën përfundimtare, duke mbyllur me një barazim këtë sfide.