Skënderbeu / Dëmtohet Hamdi Salihi, mungon ndaj Beshiktashit

Share Button

Mirel-Josa-Hamdi-Salihi-2015

Adriatik Balla 10.09.2015 16:50

Në ndeshjen e djeshme Vllaznia-Skënderbeu, debutimi i lojtarit kryesor të skuadrës korçare, Hamdi Salihi, nuk ka qenë ai që pritej, pasi golashënuesi është dëmtuar që në nisje dhe ka kërkuar zëvendësimin, si pasojë e një tërheqjeje të rëndë muskulore. Lajmet për gjendjen e tij janë kontradiktore, por sulmuesi ka gjasë të mungojë për disa javë, gjë që do të ishte një minus i madh për ekipin e Mirel Josës në prag të ndeshjes së rëndësishme në Ligës së Evropës përballë turqve të Beshiktashit.
“Salihi ka një tërheqje në biceps, nesër do të dalë në mëngjes pas rezonancës më e saktë, por besoj që për tre javë nuk do të dalë me skuadrën, të paktën ashtu siç tha mjeku në pamje të parë”, – deklaroi pas ndeshjes trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa. Instikti i golit ka bërë që sulmuesi shkodran, në tentativë për të mbërritur një top në zonën e Vllaznisë, është zgjatur më shumë se sa duhet, çka i shkaktuar më pas dhembje në kofshë.
Kjo e ka bërë që Salihi të kërkojë menjëherë zëvendësimin e tij. Ai ka dalë nga fusha e lojës duke çaluar, ndërkohë që stafi mjekësor i skuadrës korçare menjëherë ka nxituar pranë sulmuesit. Informacionet e para që vinë nga stafi mjekësor korçar janë shqetësuese për gjendjen fizike të Salihit, i cili edhe mund të mungojë gjatë në skuadër. Dyshohet që sulmuesi mund të ketë pësuar një tërheqje muskulore, e cila mund ta vërë në dyshim aktivizimin e tij për ndeshjen e parë të Ligës së Evropës, ndaj turqve të Beshiktashit, më 17 shtator në “Elbasan Arena”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh