AlbanianSport.com 28/01/2020 20:35
ASNN – Trajneri Ilir Daja vajton kalendarin e ngjeshur, vjen zyrtarizimi i Miklovan Peres. Në prag të përballjes së Kupës me Besën, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka vajtuar kalendarin e ngjeshur të fillimvitit, që ka patur kosto për skuadrën e tij. Takimi i parë, i vlefshëm për grupin B të Kupës së Shqipërisë, midis Besës dhe Skënderbeut, do të luhet të mërkurën në Kompleksin e Pezë-Helmësit, duke nisur nga ora 14:00.
E kishte theksuar pas ndeshjes me Flamurtarin se Kupa e Shqipërisë është një synim i Skënderbeut, kur pati paralajmëruar edhe për veçorinë që ka kjo veprimtari. Megjithatë, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka vajtuar kalendarin e ngjeshur të fillimvitit, që ka patur kosto për skuadrën e tij. Në fakt, Dajës do t’i mungojë Krasniqi për shkak të një tërheqjeje.
Ndërsa edhe disa lojtarë që kanë marrë ngarkesa në dy ndeshjet e fundit në kampionatit do të lihen pushim, ndonëse alternativa në stol nuk janë më shumë 4-5 për takimin e parë në Kupë me Besën. Ndërkaq, mësohet zyrtarisht se futbollisti Miklovan Pere i Pogradecit ka mbërritur dhe po stërvitet me Skënderbeun, ndërsa duket duket se po mbipopullohet qendra e mbojtjes së skuadrës korçare.
Takimi i parë, i vlefshëm për grupin B të Kupës së Shqipërisë, midis Besës dhe Skënderbeut, do të luhet të mërkurën në Kompleksin e Pezë-Helmësit, duke nisur nga ora 14:00.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë: