Adriatik Balla 15.09.2015 14:35
Gjyqtari hungarez Tamas Bognar është përcaktuar nga UEFA për të vendosur drejtësi në fushë, në duelin e Grupit H të Ligës së Evropa, ndërmjet Skënderbeut dhe Beshiktash.
Bëhet fjalë për një gjyqtar të niveleve të larta, që mban stemën e FIFA-s prej vitit 2009. Tamas Bognar e ka nisur karrierën mes “xhaketave të zeza” prej vitit 1995, duke gjykuar ndeshje të kategorive të ulëta.
Prej 2002-shit ai u emërua në kategorinë e dytë të futbollit hungarez, ku spikati me autoritetin në fushë dhe vendimmarrjen e saktë. Kjo bëri që në harkun e 4 vjetëve, gjyqtari të drejtonte ndeshje në elitë e futbollit.
Prej vitit 2013 Bognar është përfshirë në listën e 12 gjyqtarëve profesionistë të Federatës Hungareze.