Albaniansport.net 20.01.2016 08:50
ASNN – Skënderbeu e mbylli me një barazim pa gola fazën përgatitorë në Spanjë. Kundërshtari i radhës ishte Grojther-Fyrthi, ekip që militon në Bundesligën e 2-të gjermane. Trajneri Mirel Josa aktivizoi edhe Sebinon Plakun në këtë takim.
Sulmuesi u afrua vetëm pak ditë më parë te Skënderbeu. Rasti më i mirë për korçarët ishte në pjesën e dytë, por goditja e Kristi Vangjelit u ndal nga portieri. Ndërkohë, në ekipin gjerman u aktivizua edhe shqiptari Jurgen Gjasula.
Në miqësoret e zhvilluara në Spanjë skuadra korçare humbi 3 ndeshje dhe barazoi vetëm 1. Faza përgatitore në Spanjë përfundoi dhe korçarët do të kthehen në Shqipëri, për të qenë gati për takimin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, atë ndaj Vllaznisë më 24 janar 2016 në Shkodër.