AlbanianSport.com 18.06.2015 20:05
ASNN – Skënderbeu bëri një tjetër lëvizje surprizë pasditen e së mërkurës, duke gjetur akordin me sulmuesin vlonjat Arbër Abilaliaj. Ishin vetë drejtuesit e Skënderbeut që konfirmuan ardhjen e Abilaliajt.
Sulmuesi u nis dje drejt Austrisë për t’u bashkuar me grupin tjetër të skuadrës korçare. Kështu, dilemat e 29-vjeçarit Abilaliaj për të vendosur për të ardhmen e tij nuk kanë zgjatur më shumë se 24 orë.
Madje, thuhet se ai nuk ka pritur as të bisedojë me administratorin Idrizi të Flamurtarit siç kishte deklaruar sot në shtyp, por ka nxituar për t’u bashkuar me skuadrën korçare, e cila sikurse dihet, është duke zhvilluar fazën përgatitore në Austri, për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.