AlbanianSport.com 26.10.2014 20:05
ASNN – Pas tri javësh, Skënderbeu rikthehet tek fitorja. Edhe një herë tjetër në shtëpi, pas dy barazimeve, së pari me Tiranen dhe më vonë me Flamurtarin. Për të ardhur tek takimi me Vllazninë skuadër të cilën e kanë kaluar pa shumë problem.
Fitorja duket se ka ardhur në kohën e duhur për kampionët që ndodhen në vendin e tretë pas Tiranës e Partizanit. Në ndeshjen me Vllazninë kryepankina korçare është rikthyer me tre në sulm.
Sefa e ka nisur lojën nga stoli ndërkohë që nga fusha Josa e ka filluar me Martins nga e majta e Ribaj nga krahu tjetër për të ardhur tek Peter, që edhe ka shënuar në këtë takim.
Nëse nga tre sulmuesit kemi vetëm një gol, një gjë duhet pranuar që sulmi i Skënderbeut kësaj radhe ka ushtruar më tepër presion se kur Josa luante vetëm me dy sulmues. Çka do të thotë se edhe vet lojtarët shprehen më mirë me tre në vijë të parë.