AlbanianSport.com 05.10.2016 07:00
ASNN – Organizmi që qeveris futbollin botëror, FIFA ka gjobiturShqipërinë me 50 mijë franga zvicerane për sjellje të pahijshme të tifozëve në ndeshjen me Maqedoninë, e luajtur në Shkodër më 5 shtator 2016.
Mosrespektimi i himnit të Maqedonisë dhe kthimi i shpinës së tifozëve nga fusha, si dhe parrullat me përmbajtje politike të shfaqura në sektorët e tifozerisë shqiptare janë konsideruar antisportive nga FIFA.
Gjithashtu, edhe flakadanët dhe përdorimi i lazerave për të shqetësuar futbollistët maqedonas gjatë ndeshjes janë arsyet e masës disiplinore të organit që qeveris futbollin botëror.
Kjo ishte gjoba e dytë më e madhe e dhënë nga FIFA pas Hondurasit, që është gjobitur me 65 mijë franga. Sistemi i Monitorimit Antidiskriminim i FIFA-s ka raportuar raste të ngjashme edhe në vende të tjera, si Angjentinë, Brazil, apo Kanada, të cilat janë shoqëruar me masa të ndryshme nga komisionet disiplinore të FIFA-s.