AlbanianSport.com 29/01/2024 20:05
ASNN – Gallatasaraji kërkon Vedat Muriqin. Klubi turk synon ta huazojë fillimisht nga Majorka, për ta blerë në verë. Gjigantja turke, Gallatasaraji, po mendon fillimisht ta huazojë Vedat Muriqin nga Majorka dhe, pas 6 muajsh, ta blejë kartonin e tij. Mediat turke raportojnë të hënën se hapat zyrtarë nga Gallatasaraji pritet të merren në ditët në vijim, teksa merkatoja dimërore në Turqi mbyllet më 9 shkurt 2024.
Kështu, Vedat Muriqi mund të kthehet të luajë në Superligën e Turqisë. Është gjigantja turke, Gallatasaraji, po mendon fillimisht ta huazojë Muriqin nga Majorka dhe, pas 6 muajsh, ta blejë kartonin e tij. Media turke “A Spor” raporton të hënën se hapat zyrtarë nga Gallatasaraji pritet të merren në ditët në vijim. Sulmuesi 29-vjeçar iu bashkua Majorkës në verën e vitit 2022, duke ardhur nga Lacio.
Më herët, ai ka luajtur në Turqi për rivalen e Gallatasarajit, Fenerbahçen, si dhe për Rizesporin, Gençlerbirligin dhe Xhiresunsporin. Muriqi ka luajtur gjithashtu edhe në Shqipëri dhe në Kosovë, ndërsa në Turqi raportohet se futbollisti ka 3 pasaporta, të Kosovës, Shqipërisë dhe të Turqisë, teksa këtë të fundit e ka marrë në vitin 2015. Muriqi është kthyer së fundmi nga një dëmtim që e mbajti gjatë jashtë fushës.
Në 14 ndeshje të edicionit aktual në La Ligën e Spanjës, ai ka shënuar 4 gola dhe ka kontribuuar edhe me dy pasime për gol. Mbetet për t’u parë sesa do të joshet klubit spanjoll ta lërë të largohet një lojtar që për ishullorët ka rezultuar si mjaft i rëndësishëm në betejën për të mbijetuar në nivelin më të lartë të kampionatit spanjoll. Duhet theksuar se afati i merkatos dimërore në Turqi është i hapur deri më 9 shkurt 2024.