AlbanianSport.com 02.12.2016 18:45
ASNN – Vetëm dy javë më parë, ajo ishte zgjedhur si si “Lojtarja e Re Më e Mirë e Javës” (Freshman of the Week) në kampionatin ndëruniversitar të volejbollit, ndërsa tani volejbollistja shqiptare e Universitetit të Dukës (Duke University) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sindi Marina, ka shkuar një hap më larg, duke u përzgjedhur në formacionin e vitit të të rejave të ACC-së (Atlantik Coast Conference – Konferenca e Bregut të Atlantikut).
Pasuesja 19-vjeçare dhe shoqja e saj e skuadrës, Samanta Amos, u përfshinë në formacionin e vitit të lojtareve të vitit të parë “ACC All-Freshman Team”, në këtë kampionat universitar në SHBA. Marina luajti në çdo set si lojtare e vitit të parë në sistemin 5-1 të skuadrës së Universitetit të Dukës. Ajo ka arritur të kryesojë në renditjen e kampionatit ndëruniversitar sa i përket pasimeve të sakta për pikë, ku tanimë ka një mesatare prej 11.11 pasimesh për set.
Madje Sindi është e vetmja pasuese në kampionatin ndëruniversitar “ACC” që ka një mesatare mbi 11 pasimesh të sakta për pikë për çdo set dhe kjo e rendit atë të 24-ën në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë kategori. Shqiptarja ka dhënë deri në 40 pasime të sakta në 17 ndeshjet ku ka luajtur, duke kryesuar edhe renditjen e skuadrës së saj përsa i përket pikëve të realizuar drejtpërdrejt nga shërbimi, me 27 të tilla.
Por Sindi Marina ka qenë mbresëlënëse edhe në mbrpjtje, duke qenë vetëm pas shoqes së saj më të rritur të skuadrës, Sasha Karelov, me një totall prej 313 pritjesh të suksesshme, ose thënë ndryshe 2.68 pritjesh për set. Skuadra e shqiptares, që njihet ndryshme me nofkën “Blue Devils” (Djajtë e kuq”) e mbylli 2016-ën duke ndarë vendine 3-të në renditjen e ACC-së me një bilanc prej 15 fitoresh e 5 humbjesh në kampionat dhe me 21 fitore e 9 humbje në total përgjatë vitit.
Skuadra e Universitetit të Dukës regjistroi 20 fitore për herë të 27-të në historinë e kampionatit dhe për herë të 10-të në këto 12 sezonet e fundit. Pasuesja 19-vjeçare e Kombëtares kuqezi të vajzave, Sindi Marina, është e vetmja pasuese në kampionatin ndëruniversitar që ka një mesatare prej mbi 11 pasimesh të sakta për pikë për çdo set dhe kjo e rendit atë të 5-ën në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë kategori.