Gjergj Vyshka 21.08.2015 14:35
Triumf social i sulmuesit egjiptian, i cili ka kaluar kufinjë mediatik të klubit. Dhe Palota mrekullohet. Na ishte një herë Roma që mrekullohej me veprimet spektakolare të Zhervinjos, i cili i kishte bërë të gjithë të ëndërronin titullin. Tani e gjithë vëmendja është te Muhamed Salah, egjiptiani, i cili në vetëm dhjetë ditë ka arritur të fitojë zemrat e të gjithëve.
Për të dy gola në miqësore (në Valencia me Seviljen, atje ku ka dhënë dhe pasimin për Xhekon në golin e tretë). E nëse Garcia kënaqet duke e parë, Paleta fërkon sytë duke e admiruar personazhin. Tashmë, edhe sepse që kur ka ardhur ai ka dhe një interesim të shtypit arab për Romën, atje ku të gjithë llogarisin që të kenë tifozë dhe investitorë, janë të impenjuar të gjithë.
Mjafton të mendosh në rritjen e klikimeve në rrjetet sociale dhe arrin të kuptosh se çfarë roli ka Salah. Vetëm në tuiter në gjuhën arabe në 20 ditët e fundit llogariten 14 mijë anëtarësime. Në “Facebook” janë mbi 5 milion të ardhur nga Egjipti. Dhe shifrat kanë lëvizur nga 252 në 733 mijë (+190 përqind). Me një tendencë që në janar 2016 të ketë më shumë anëtarësime nga Kajro se nga Roma.