AlbanianSport.com 03.02.2016 20:25
ASNN – Kampioni në fuqi e Ballkanit, SIGAL Prishtina, ka nisur me fitore si mysafire fazën e dytë të edicionit të sivjetmë të Ligës Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj (BIBL). Prishtina fitoi në Maqedoni ndaj Kozhuvit me rezultat 87-75, duke dëshmuar që edhe sivjet synon ta fitojë trofeun e madh. Ndeshja nisi shumë më mirë për vendasit, që në dy pjesët e para fituan duke përmbyllur gjysmën e parë me 15 pikë epërsi.
Por, në pjesën e tretë, “Plisat” treguan sërish forcën duke triumfuar me 22 pikë epërsi, për të kthyer gjithçka në favor të tyre. Tanimë, Prishtina kryeson Grupin D, së bashku me Levksin. Dy skuadrat kanë nga një fitore, ndërsa Kozhuvi dhe Peja kanë nga një humbje. Kështu, SIGAL Prishtina ka korrur një fitore të madhe kundër KK Kozhuvit, teksa ka arritur që të përmbysë rezultatin e thellë të gjysmën e parë në favor të maqedonasve, për të fituar në fund me rezultatin 87-75.
Vendësit e nisën shumë më mirë takimin, duke e përmbyllur gjysmën e parë me 15 pikë epërsi 44-29. Por, SIGAL Prishtina u kthye furishëm në pjesën e tretë, të cilën e fitoi me 22 pikë diferencë, 34-12, për të mbajtur epërsinë edhe në 10-minutëshin e fundit dhe duke fituar me rezultatin 87-75. Basketbollistët më të dalluar tek SIGAL Prishtina ishin Berisha dhe Abukar, me nga 20 pikë secili, ndërsa 16 pikë shënoi edhe Ueshbërni.