AlbanianSport.com 03.03.2015 21:25
ASNN – SIGAL Prishtina është kualifikuar për të dytin vit radhazi në “Play-off”-in Ligës Ballkanike në basketboll për meshkuj. Dje SIGALI ka korrur një tjetër fitore të madhe në Ligën Ballkanike.
Prishtinasit kanë arritur të triumfojnë bindshëm kundër Rilski Sportist, 94-71. Xhordan Halls dhuroi një tjetër paraqitje fantastike për bardhekaltrit, kësaj radhe me 24 pikë, ndërsa Mavunga shënoi 17 pikë, 5 topa në tabelë e 5 pasime për kosh.
Me këtë fitore, prishtinasit kaluan në “Play-off”-in e Ligës Ballkanike dhe tashmë shpresohet që të njëjtën gjë të bëjë dhe Peja, e cila sot luan në fushë të huaj me malazezët e Mornarit.
Ende nuk është vendosur se ku do të luhet faza finale e Ligës Ballkanike në basketboll për meshkuj, por është e sigurt se SIGAL Prishtina do të kërkojë ta fitojë atë, teksa vjet u ndal në gjysmëfinale.