Gjergj Vyshka 15.10.2016 22:05
E pas akuzave të presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, se Elez Gjoza, Gudar Beqiraj dhe Artan Shyti ishin hartuesit e kësaj rrëmuje, ka reaguar ky i fundit, i cili është edhe drejtori i Institutit të Kërkimit Shkencor.
Sipas Shytit, KOKSH, presidenti dhe sekretari i atij institucioni nuk janë në axhendën e tij. “As nuk e kam në programin tim të merrem me KOKSH-in, sepse kam drejtime të tjera në jetë, ka thënë ai. – S’është problemi im KOKSH-i në këto momente.”
Ndërkohë, për të treguar gjendjen mjerane të infrastrukturës sportive, “Fiks Fare” ka zbritur në palestrën e Fierit, ku stërvitet Apolonia në basketboll për femra, palestra e Peqinit dhe Shkodrës, ku përgatiten peshëngritësit.
Madje ka ndjekur dhe Luiza Gegën, e cila stërvitet në pistën me dhé të ish-Shkollës së Bashkuar. Palestra të mbushura me ujë, pistë me dhe e me gurë për nënkampionen e Shqipërisë. E kjo gjendje mjerane e infrastrukturës nuk mund të sjellë rezultate në Rio.