Shyqyri Rreli: Ëndrra u realizua, por sporti ka nevojë për strategji kombëtare (III)

Share Button

Kombetarja-Tifozet-Autobuzi

AlbanianSport.com 15.10.2015 21:05

Suksesi i skuadrës kombëtare në eliminatoret e “Euro 2016” ka prekur fort edhe ndjenjat e ish-lojtarëve e ish-trajnerëve të skuadrës kombëtare, të cilët për vite me radhë e kanë dëshiruar këtë arritje, madje duke dhënë edhe kontributin e tyre të rëndësishëm në këtë vazhdimësi shprese e sakrifice për pjesëmarrje të futbollit tonë në një eveniment madhor të futbollit kontinental.

Duke folur për këto arritje, ish-trajneri i përfaqësueses, Shyqyri Rreli, ndau me ne emocionet e tij dhe bëri një përshkrim të sakrificës së shumë njerëzve për të arritur deri në këtë ditë, duke e quajtur një ëndërr personale të realizuar. Megjithëse drejtoi ekipin në një periudhë të vështirë, ku vendimet dhe formacionin e përcaktonin shpesh njerëz të korridoreve të Komitetit Qendror, ai dha një kontribut të çmuar për kohën dhe sportdashësit e asaj kohe mbajnë të freskët në kujtesën e tyre emocionet e mëdha që përcolli Kombëtarja e Rrelit, e cila ishte vetëm një pikë larg historisë.

Pas tre dhjetëvjeçarësht, ëndrra e Rrelit bëhet realitet, pasi përfaqësuesja kualifikohet për herë të parë në Evropian, një arritje e futbollit shqiptar. Kjo është intervista që njëri prej ikonave të futbollit shqiptar ka dhënë për të përditshmen shqiptare, Gazetën “SOT”, intervistë të cilën AlbanianSport.com jua sjell në 3 pjesë dhe sot është pjesa e tretë.

 

…Vijon nga dje

 

– Megjithatë punohet pak me moshat, shumë pak, dhe kjo është dëshpëruese….

– Po, është problematike dhe kjo kërkon përkushtim të madh, kërkon studime, kërkon strategji. Bujqësia, për shembull, ka ecur shumë, sepse ulliri nga 20-30 vjet më parë, tani futet në prodhim për 4-5 vjet. Por një futbollist, që të bëhet tamam kërkon dhjetë vjet punë. Futbolli ynë ka nevojë për bazë dhe shqetësimi kryesor është se nuk kemi shpresë për të ardhmen.

 

-Pse?

– Sepse mungon baza. Këtu hyn në lojë klubi, federata, shoqëria, shteti. Na ka mbetur në histori suksesi i vitit 1946 me fitimin e Ballkaniadës. Kjo është pak. Që të kemi sport konkurrues duhet të kemi një strategji kombëtare për sportin, me pjesëmarrjen e specialistëve më të mirë të të gjitha fushave, në mënyrë që të bëhet diçka serioze, afatgjatë dhe fitimprurëse. Sot futbolli është një industri e vërtetë fitimi, bota e ka kuptuar këtë, por duhet ta kuptojmë edhe ne. Para së gjithash unë dua ta shoh sportin si një mënyrë për të larguar stresin nga shoqëria, sidomos nga rinia. Unë gjykoj se duhet të kthejmë me shpejtësi klasat sportive, janë mëse të domosdoshme për çdo sport. Është absurde kur sheh që bëhen kaq shumë projekte e planimetri, por nuk gjen në to një fushë, një terren sportiv. Sot futbollin e luajnë talentet, por talentet dalin 2-3 nga 100 që garojnë. Pra nuk është e lehtë të rrisësh një futbollist e të jesh i suksesshëm.

 

– Kjo strategjia për sportin diskutohet shpesh, madje edhe në media flitet shumë, por pse këmbëngulni në një diçka kur vetë politikanët dhe drejtuesit e dinë që kjo duhet bërë?

– E përsëris sepse nuk po punohet në drejtimin e duhur. Nuk po kuptohet misioni i madh që ka sporti në tërësi e futbolli në veçanti. Sporti largon të këqijat, largon stresin, largon sëmundjet, largon parazitizmin e shumë gjëra të këqija. Investimi në sport është investim në shëndet, kjo është kryesorja. Unë nuk them zgjidhe sot qesen e bëj mrekullira, por të mbledhësh ekspertë për të hartuar një strategji për sportin nuk është e vështirë. Ne kemi rini aktive, kemi talente, kemi energji, por këto duhen kanalizuar në rrugën e drejtë, u duhen krijuar mundësitë, ndryshe nuk shkojmë gjëkundi dhe suksesi mbetet sporadik e harrohet. Unë po ju jap disa shembuj që mund të ndiqen. Turqia investoi shumë në sport dhe ata dy herë dolën kampionë me Shpresat, e një herë vend i tretë në botë. Islanda, një shtet shumë i vogël, arriti të kualifikohet. Në kohën time ka pasur vetëm një palestër, sot ka shumë. Rinia e saj ishte pijanece (vend i ftohtë), por sot konkurron si e barabartë në kontinent, madje sfidon me sukses edhe emra si Holanda. Nuk bëhesh futbollist duke u stërvitur tek kodrat e Liqenit, por në terrene sportive moderne. Që ta them shkoqur, rritja e sportit është sot një problem kombëtar, prandaj nevojitet një strategji kombëtare afatgjatë.

 

– Pavarësisht viteve, ju vijoni të jeni aktiv. I ndiqni ndeshjet?

– Po, i ndjek. Merrem me punë, dua të mos humbas kohën për asgjë. Tifoz nuk jam, me përjashtim të Mirelit (Mirel Josa, trajner i Skënderbeut dhe dhëndër i Rrelit), që e ndjek profesionalisht. Bashkëpunoj dhe me shoqatën “Tirana”, shkruaj, por edhe jap mendime. Jam i kënaqur për atë që më ka ofruar jeta dhe uroj të gjithë që të kenë një pleqëri si e imja. Kam një familje të çmuar, fëmijët më kanë nderuar dhe për këtë ndihem shumë krenar, jam i privilegjuar. Në aspektin profesional përpiqem të jap mendime dhe ndjek ecurinë e profesionit të trajnerit, sepse është temë interesante dhe në këtë fushë kemi nevojë. Kam shkruar broshura e kam bërë libra për këtë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh