Shyqyri Ballgjini: Kombëtarja, dikur na stërvitnin agronomë, sot profesionistë (III)

Share Button

Shqiperi-Danimarke-1-1-De-Biazi-Olsen

Adriatik Balla 15.09.2015 12:20

Në momentin kur të gjithë kërkojnë që Kombëtarja të jetë e qetë dhe të motivohet për sfidat e radhës, ka ndodhur një fërkim krejt i panevojshëm dhe një lojë fjalësh për kontratën e trajnerit Xhovani De Biazi, përplasje e nxitur me sa duket nga zyrtarët e lartë të FSHF-së. Kjo gjë ka sjellë disa pikëpyetje jo vetëm për vazhdimësinë e trajnerit në krye të përfaqësueses tonë, por ndikon mbi të gjitha negativisht në pritshmëritë e skuadrës në dy ndeshjet e fundit.
Debati vijon i fortë dhe në media dhe zërat që janë bërë “avokatë” të De Biazit janë të shumtë. Kuptohet, kanë argumente plot pasi De Biazi ka rezultate dhe ato duken e nuk mohohen. Duke folur për këto zhvillime, por edhe mundësisë së kualifikimit, ish-futbollisti i Dinamos dhe Kombëtares, Shyqyri Ballgjini, me besim të plotë thotë se de Biazi është trajneri i duhur për Kombëtaren dhe çelësi i suksesit të kuqezinjve në vitet e fundit.
Pasi i radhit mirë argumentet e tij, Ballgjini nuk lë pa kujtuar edhe periudhën e mëparshme, kur ekipet i drejtonin jo profesionistët, por agronomët dhe të tjerë që nuk ishin të fushës. Ndryshe nga skeptikët, Ballgjini ka besim në kualifikim dhe këtë shpresë e bazon tek puna dhe rezultatet e de Biazit. Për të, një fitore me serbët më 8 tetor çon në rrugën e duhur dhe të kualifikimit ekipin kuqezi. Intervistën e tij të plotë, dhënë të përditshmes shqiptare, “SOT”, AlbanianSport.com jua ka sjellë në dy pjesë, dje dhe sot.

 

…Vijon nga dje

 

– Gjithë sa thuhet mbetet asgjë nëse nuk kualifikohemi për në Evropian. A do të ishte dështim mospjesëmarrja?
– Ne sot flasim për sigurimin matematik të “play-off”-it. Por unë kam një besim të patundur se do të kualifikohemi direkt në “Euro 2016”. Kam besim të madh tek De Biazi, absolutisht. Unë nuk e dua futbollin italian, nuk më pëlqen, por trajnerët i ka super. Mos harrojmë ku ishim e çfarë trajnerësh kishim. Vinin e na stërvisnin agronomë apo njerëz që nuk merrnin haber nga futbolli. Kurse sot ka trajnerë cilësorë. Mirëpo unë shoh me keqardhja se nuk ka kurajë që këto gjëra të thuhen hapur e me objektivitet. Dhe ka ardhur koha të thuhet e vërteta.

 

– Një nga lojtarët e rëndësishëm të atyre viteve, Sokol Kushta, ka qenë aktiv me qëndrimet e tij në media. Ai thotë se kjo Kombëtare i ka bërë të gjithë tifozë, i tërheq si magnet. Ju si do ta përshkruani?
– Kjo Kombëtare ngjall shpresa, kjo është mëse e dukshme dhe premtuese. Kushta ka të drejtë. E kush është ai shqiptar që nuk e do ekipin përfaqësues? Ka rezultate, bën lojë të mirë, të sigurt dhe në rritje, mbi të gjitha përcjell emocion, kjo është pra ajo që na kishte munguar.

 

– Desha nga ju dhe një vlerësim për lojtarët. Qoftë dhe në aspektin teknik, ç’mendim keni për ta?
– Nga t’ia fillosh? Kanë luajtur mirë, funksionojnë si grup dhe kjo më jep besim. Prandaj them se De Biazi ka meritë të madhe, pasi ekipi i tij ka siguri në atë që bën. Shikoni Gjimshitin, i cili luante ndeshjen e tij të dytë me Kombëtaren, por kishte një siguri në vetvete sikur të luante ndeshjen e 100-të. Mua më pëlqeu shumë siguria dhe loja e tij, me të vërtetë meriton një vlerësim cilësor.

 

– Mos harrojmë, pati premtuar se do ta ndalonte Ronaldon…
– Dhe e ka mbajtur fjalën. Ronaldo në këtë ndeshje nuk u pa, ishte shumë i dobët, pothuajse nuk bëri asgjë. Mua mu duk se ai nuk ishte fare në fushë.

 

– Në sulm kemi një lojtar të mirë si Cikalleshi, të cilin e kanë penalizuar deri tani shtyllat. Ç’mendim ke për lojën e tij?
– Unë vlerësoj lojën e ekipit. Natyrisht, më pëlqejnë dhe lojtarët, mënyra si luajnë dhe siguria e tyre, por kryesorja është funksionimi i grupit. Kurse për shtyllat e Cikalleshit nuk duhet të shqetësohemi. Se futbolli prandaj është i bukur, pra ka shtylla, ka dhe gjuajtje jashtë, ka dhe rrjeta. E ç’kuptim do të kishte nëse të gjitha gjuajtjet bëheshin gola? Emocioni krijohet i fortë dhe futbolli bëhet i bukur se i ka të gjitha.

 

– Kjo është një skuadër që i përshtatet asaj shprehjes “Një Komb-Një Kombëtare”. Megjithatë, Kosova do të jetë shpejt anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s dhe shumë analistë insistojnë që të ketë investim në futbollin kombëtar. Cili është mendimi juaj?
– S’besoj se këta lojtarë që kemi do të largohen nga ekipi e të shkojnë në krahun tjetër. Jo, nuk e besoj. Kjo është në fakt Kombëtarja e Shqipërisë dhe nuk duhet ndryshuar. Madje unë mendoj se as lojtarët nuk kanë interes të largohen. Unë nuk e di çfarë do të ndodhë pas disa vitesh, por edhe ne duhet të shikojmë për vete në kampionat. Se, si thonë, “s’mbahet shtëpia me miell hua”. Gjithsesi, këta që janë pjesë e Kombëtares në këtë periudhë besoj se do të mbeten kuqezi.

 

– Diçka për të shtuar?
– Po, uroj shumë që Kombëtarja të fitojë me Serbinë, e dëshiroj fort këtë gjë, sepse dua Shqipërinë në Evropian. Unë gjykoj se ka ardhur koha që Kombëtarja duhet të bindë shqiptarët se është një skuadër për Evropian dhe unë kam besim të madh se do të jemi në “Francë-2016”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh