AlbanianSport.com 01.04.2016 14:35
ASNN – Tajar Rifati, ish-Komisari i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës, ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare.
Rifati njihet si njeriu që dha shumë sportit kosovar dhe në kohën e pushtimit dhe gjithmonë ka qenë “halë në sy” nga regjimi kriminal serb.
Ai ka qenë me vite Komisar i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës, gjyqtar i dëshmuar dhe ish-basketbollist i spikatur.