AlbanianSport.com 28/10/2018 14:20
ASNN – Presidenti i klubit të Leister Sitit në Angli, së bashku me dy pjesëtarë të stafit të tij, por edhe dy pilotët e helikopterit, kanë humbur jetën në një aksident ajror të shtunën në mbrëmje. Vetëm pas çaste pasi është ngritur nga fusha e Stadiumit të Leisterit, helikopteri 6-vendësh është përplasur në pjesën e pasme të parkimit, duke shpërthyer në flakë.
Futbolli anglez është tronditur të shtunën në mbrëmje nga një aksident tragjik që mendohet se i ka marrë jetën Viçai Srivaddhanaprabhës, presidentit të klubit të futbollit të Leister Sitit, skuadrës që para dy sezonesh sfidoi gjasat dhe u shpall “kampione” e Premier Ligës. Vetëm pas çaste pasi është ngritur nga fusha e Stadiumit “King Power” të Leisterit, helikopteri 6-vendësh është përplasur në pjesën e pasme të parkimit, duke shpërthyer në flakë.
Sipas autoritete britanike, nuk ka ende konfirmim sesa për sa viktima bëhet fjalë, sepse ende nuk është mësuar sesa persona ndodheshin në bordin e helikopterit dhe nëse ka patur njerëz të tjerë në afërsi të zonës së parkimit ku ndodhi shpërthimi. Megjithatë, burime të mediave të ndryshme bëjnë të ditur se Viçai Srivaddhanaprabha, së bashku me dy pjesëtarë të stafit të tij, por edhe dy pilotët e helikopterit, kanë humbur jetën në këtë aksident fatkeq.
Srivadhanaprabha e bleu klubin anglez për 57 milionë dollarë n 2010-ën, duke e rikthyer atë në Premier Ligën në 2014-ën. Vetëm dy vjet më vonë, Leister Siti sfidoi gjasat, që e shikonin si 5,000-1, duke arritur të paimagjinueshmen dhe fituar titullim e kampiones së Anglisë. Biznesmeni tajlandez ishte i 388-ti në listën e miliarderëve të “Forbes”-it, me një pasuri prej 4.9 miliardë dollarë. Shpërthimi ndodhi rreth një orë pasi Leister Siti barazoi 1-1 me Uest Hemin të shtunën në mbrëmje.