Shtahl, një vullnetare franceze sjell përvojën në olimpizmin shqiptar (Video)

Share Button

KOKSH-Stahl-Brikena

AlbanianSport.com 13.01.2016 21:50

ASNN – Ndihmesa e vullnetarëve në organizimin e aktiviteteve të ndryshme sportive është shumë e rëndësishme. Për të sjellë frymën e vullnetarizmit në sport edhe në Shqipëri, nga Komiteti Olimpik Francez ka mbërritur ne zyrat e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Florons Shtahl. Ajo do të ndihmojë Komitetin Olimpik Shqiptar në zhvillimin dhe promovimin e kësaj nisme.

Vullnetarët janë një nga pikat kryesore në organizimin e një veprimtarie sportive. Prej katër vitesh, Komiteti Olimpik Shqiptar bashkëpunon me Komitetin Olimpik Francez me anë të një projekti për të sjellë në Shqipëri, vullnetarë me përvojë. “Komiteti Olimpik Francez ka një bashkëpunim të ngushtë me Komitetin Olimpik Shqiptar”, – ka thënë Shtahl për gazetaren e Drejtorisë së Aktualitetit të RTSH, Brikena Kuka.

“Ndërmjet pikave të marrëveshjeve të arritura midis këtyre dy Komiteteve Olimpike është edhe përgatitja e vullnetarëve këtu në vendin tuaj, – ka vijuar ajo. – Ata do të ndihmojnë në zhvillimin dhe promovimin e sportit. Shpresoj që ata të ndihmojnë që ekipi olimpik shqiptar të shprehë sa më fuqishëm vlerat e vendit të vet në Olimpiadën e Rios, jo vetëm me rezultate por edhe me figurën e pastër të çdo sportisti.”

Florons Shtahl ka zgjedhur të vijë në Shqipëri për ta njohur këtë vend, për të mësuar një gjuhë të re, të njihet me gatimet dhe peisazhin e mrekullueshëm shqiptar. “Ka një program të veçantë në Komitetin Olimpik në Francë, që quhet “vullnetarizëm” e prej disa vitesh unë jam përfshirë këtu, – ka rrëfyer ajo. – Vendosa të vij në Shqipëri sepse projekti ishte interesant dhe kishte të bënte me vlerat e olimpizmit.”

“Kishte edhe disa arsye të tjera që zgjodha vendin tuaj, – ka vijuar vullnetarja franceze. – Shqipërinë nuk e njihja dhe doja të mësoja një gjuhë të re. Më kanë thënë se këtu gatuhet shumë mirë si dhe ka një peisazh të mrekullueshëm, të cilat unë dua t’i njoh. Unë dua të njoh njerëzit me të cilët do të punoj këtu në KOKSH, mënyrën si punojnë ata si dhe të sjell frymën franceze të të punuarit në grup.”

Florons Shtahl do të qëndrojë në Shqipëri për një vit dhe me programe e projekte do të ndihmojë Komitetin Olimpik Shqiptar fillimisht në përgatitjet për Lojërat Olimpike Rio 2016. Gjithçka është në vazhdën e bashkëpunimit që KOKSH ka me Komitetin Olimpik të Francës dhe Shoqatën e Frankofonisë, ndërsa ky projekt zhvillohet në vendin tonë për të katërtin vit radhazi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh