Shqiptarçe… 23 trajnerë të shkarkuar në 25 javë të një kampionati me 10 skuadra(!?)

Share Button

AlbanianSport.com 23/03/2019 14:30

ASNN – Marrëzitë e futbollit shqiptar, vetëm 4 trajnerë rezistojnë, deri në fund mund të ketë surpriza. Nga 10 skuadra të Kategorisë Superiore, kur janë luajtur 25 javë garë, vetëm 4 klube vijojnë të jenë ende në krye të skuadrave të tyre trajnerët e fillim sezonit. Ky ka qenë një prej sezoneve më “produktivë” në aspektin e ndryshimit të trajnerëve, sidomos ekipeve të fundtabelës, që kanë ndryshuar jo një, por disa trajnerë brenda këtyre 6-7 muajve.

Katër skuadrat që vijojnë të kenë teknikët e tyre të fillim sezonit janë Partizani me Skënder Gegën, Teuta me Bledi Shkëmbin, Skënderbeu me Orges Shehin dhe Flamurtari me Ilir Dajën. Kur mendon emrat e trajnerëve dhe pozicionet e skuadrave, vetëm dy teknikë mund të ishin ende në pozitat e tyre, Gega dhe Shkëmbi, që kanë ecur mirë me grupet e tyre. Në këtë rresht mund të ishte dhe Armand Cungu, tek Kukësi,

Por padurimi i Safet Gjicit për të fituar kampionatin dhe Kupën e bëri Cungun “kurban” para kohe, madje para se të vinte Sulltan Novruzi. Ndërsa Orges Shehi dhe Ilir Daja qëndrojnë në krye të skuadrave të tyre falë situatës së klubeve të tyre që nuk vjen nga trajneri por për shkaqe anësore, në rastin e korçarëve nga pasiguria dhe paqartësia që prodhon pritja e vendimit nga Gjykata Sportive e Lozanës (CAS), kurse në rastin e vlonjatëve largimi i mbi 50% të grupit titullar si pasojë e krizës financiare.

Megjithëse shanset për të bërë ndryshime në stol në 11 javët e mbetura të garës janë të pakta, shprehja “kurrë mos thuaj kurrë” merr vlerë të madhe në kampionatin shqiptar dhe Cungu mund të jetë shembulli më i mirë. Ndërkohë, 6 skuadrat e tjera të Superiores kanë bërë ndryshime të vazhdueshme. Kuptohet, Kamza, tashmë e përjashtuar jo vetëm me trajner e lojtarë, por e degdisur me vendim disiplinor në Kategorinë e Dytë, ka pasur një sezon mjaft të brishtë.

E nisi me Bledar Devollin, për ta vijuar me Klodian Duron, më pas me Ernest Gjokën dhe para se të përjashtohej nga gara pas ngjarjeve të dhunshme në duelin me Laçin, pati në stol Gentian Stojkun. Edhe ky i fundit është tërhequr dhe për momentin nuk ka asnjë trajner në krye. Ekipi tjetër që ndryshoi disa trajnerë është Kastrioti. E nisi me Elvis Plorin, për të vazhduar me Stavri Nicën dhe në fund ka ardhur Bledar Devolli. Çuditërisht me Devollin po vijnë rezultate surprizuese.

Aq sa Kastrioti është afruar frikshëm në renditje dhe rrezikon të “mbysë” Tiranën dhe Luftëtarin. Pikërisht gjirokastritët janë një tjetër skuadër që kanë ndryshuar disa herë trajner. E nisën me një sllav, Milos Kostiç, për të vijuar me Gentian Mezanin, por që nuk gjetën prapë qetësi dhe tani kanë në krye të tyre Julian Ahmatajn. Njësoj si Kastrioti me Devollin, ashtu dhe Luftëtari me Ahmatajn, po merr rezultate mbresëlënëse dhe nuk është çudi që në fundin e tabelës të kemi ndonjë surprizë të madhe në fund të edicionit.

E meqë jemi tek fundi i tabelës, Tirana, e cila mban vendin e 7-të, ka pasur gjithashtu luhatjet e saj edhe në stol. E nisi me brazilianin Ze Maria, i cili e kishte ngjitur nga Kategoria e Parë në Superiore, por pas 10 javësh garë e largoi, duke sjellë një pinjoll nga familja Mema, Ardianin, i cili me shumë gjasë do ta mbyllë sezonin në krye të bardhebluve. Ecuria me Memën gjatë javëve të fundit ka qenë e kënaqshme. Por humbja e fundit ka kthyer hijet e rrezikut dhe Mema është nën presion.

Ai e kupton mirë që në një kampionat si ky ku protagonist bëhen të gjithë, nga gjyqtari, presidenti e deri tek punëtori i fushës, të mbijetosh në Superiore në këto rrethana është si të kesh fituar Ligën e Kampioneve. Skuadra e fundit për t’u analizuar është Laçi. Madje kurbinasit kanë një rekord, sepse kanë shkarkuar/larguar dy herë të njëjtin trajner, Besnik Prengën. Trajneri mirditor ishte i pari që e nisi sezonin, ku pati një sukses relativ në Ligën e Evropës, më pas u largua.

Në vend të tij erdhi Artan Mërxhushi. U deshën disa rezultate të pasigurta që të largohej Mërxhushi e në vend të tij të emërohej zëvendësi, Migen Memelli. Edhe ai pati ca rezultate të mira në fillim por me humbjen e parë vjen dhe shkarkimi. Në dhjetor presidenti Pashk Laska kthen në krye të Laçit Besnik Prengën. E ndërsa trajnerët vinin e shkonin, duket se Laçi nuk i ndahej mesit të tabelës dhe vijonte të shpresonte për një pozicion nderi në renditje.

Por as me Prengën nuk ndodhi dhe Laçi ndodhet në vend të 5-të. Prenga largohet dhe vendin e tij e zuri së fundmi Sulejman Starova, i 5-ti në radhë në krye të skuadrës kurbinase për këtë edicion. Dhe më e bukura është se nuk ka siguri nëse Starova do ta mbyllë edicionin në krye të stolit së Laçit. Të gjithë e kanë kuptuar që humbja në Kurbin sjell largimin. Koeficienti i ndryshimit tek ky klub është një trajner në çdo dy muaj. Në këtë analizë faktesh mund të dilet në një konkluzion tjetër.

Atë që presidentët e klubeve të futbollit shqiptar janë të paqëndrueshëm. Ata nuk punojnë me projekte afatgjata dhe nuk kanë interes tek projektet afatgjata. Ata punojnë sot për sot dhe i duan rezultatet në çast. Duke mos pasur një strategji efikase funksionimi, ata që e pësojnë janë pikërisht trajnerët, të cilët bëhen “koka turku” në rastin më të parë. Në total, kanë qarkulluar në këto 25 javë garë plot 23 trajnerë në vetëm 10 ekipe.

Që është mesatarisht 2.2 trajnerë për ekip, një shifër që deri në fund të edicionit mund të thellohet edhe më tej. Në një vend ku ka plot çudira, futbolli edhe në këtë aspekt nuk ka pse të bëjë përjashtim.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh