Gjergj Vyshka 04.10.2014 17:40
Nik Malaj, dy herë fituesi i medaljes së bronztë në Evropian, largohet dhe bëhet pjesë e Greqisë. Presidenti Loku: Në të dy rastet nuk është paguar nga qeveria për medaljet e tij”.
Nik Malaj, bilardisti shqiptar, që i dhuroi vendit dy medalje bronzi në dy Kampionate Evropiane radhazi të k[tij sporti, tashmë është sportisti i radhës që është larguar nga vendi ynë.
Malaj, fituesi i disa turneve në Greqi, atje ku jeton prej vitesh me familjen e tij, është bërë pjesë e helenëve. Një lajm që vjen pas largimit të Sahit Prizrenit në Australi, e kohë më parë dhe të Elis Gurit në Bullgari.
Të gjithë këto largime kanë një të përbashkët, mungesën e financimit për medaljet e marra në arenën ndërkombëtare, por dhe kushtet e trajtimit të pak[naqshme q[ ofron Shqipëria.
Për presidentin e Federatës Shqiptare të Bilardos, Edmond Loku, pavarësisht se ka një keqardhje për largimin e Malajt me Greqinë, kjo ikje e tij nuk ishte aspak çudi, sepse kishte kohë që ishte paralajmëruar.