Shqipëria, “flirti” me barazimin, por që nuk mjaftoi përballë Spanjës

Share Button

AlbanianSport.com 26/03/2022 21:40

ASNN – Kuqezinjtë munden 1-2 në Spanjë në miqësoren përballë përfaqësueses vendase. Shqipëria ka flirtuar për pak minuta me një barazim historik në Spanjë përballë përfaqësueses vendase, por ka dalë sidoqoftë e mundur 1-2 në miqësoren e së shtunës. Goli i Myrto Uzunit nuk u ka mjaftuar kuqezinjve të merrnin një rezultat të jashtëzakonshëm në takimin që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Pjesa e parë e ndeshjes së zhvilluar në Stadiumin “RCDE” të Espanjolit në Barcelonë, sikundër edhe pritej, ka parë vendasit të hidhen menjëherë në sulm dhe të ushtrojnë presion ndaj mbrojtjes kuqezi dhe pasi Gavi ka provuar pa sukses në minutën e dytë, në të 5-tën është Ferran Torres që mundohet të mposhtë Berishën, por gardiani shqiptar devijon jashtë, ndërsa 5 minuta më pas, është sërish Gavi që provon.

Por gjuajtja e tij bllokohet nga prapavija e Shqipërisë, që largon rrezikun. Çerekora e lojës do të shohë Kombëtaren kuqezi të rrezikojë në disa minuta të mira, madje të pretendojë edhe për 11-metërsh me anë të Cikalleshit, që cili rrëzohet pas një kontakti, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. Gjysmëora e fundit do të vijojë të shohë spanjollët të bëjnë një vëllim më të madh loje dhe të rrezikojnë, por kuqezinjtë u bëjnë ballë, edhe falë reflekseve të Berishës.

Ashtu, siç ndodh në minutën e 20-të, apo të 34-t, me anë të Pedrit. Ndërsa minuta e 38-të dhe ajo e 43-të, do të shohë protagonist Armando Brojën, por nuk arrin të finalizojë fillimisht e më pas nis një top për Cikalleshin i cili nuk arrin të devijojë para portës. Me një karton të verdhë për Gjimshitin, pas një ndërhyrjeje të parregullt në dëm të Moratës dhe me Spanjës që rrezikon dy herë me atë Sarabias, por me rrjeta të paprekura do të mbyllen 45 minutat e para.

Edhe ato të dytat kanë të njëjtën tablo, me Spanjën më mbizotëruese dhe të rrezikshme, siç ndodhi në minutën e 52-të me Sarabian, por 4 minuta më pas, është Shqipëria që rrezikon, kur Balliu nis nga e djathta një top në qendër, aty ku Laçi nuk arrin të devijojë. Topi kthehet më pas te Bare, i cili godet pasaktësisht në pozicion të favorshëm, por e dërgon topin shumë lart mbi shtyllën horizontale të portës spanjolle.

Teksa ka filluar edhe valsi i ndërrimeve nga trajnerët, vendasit gjejnë edhe golin e epërsisë 15 minuta para fundit, me anë të Ferran Torres. Por minutën e 85-të, në një episod me fat për kuqezinjtë, i futuri në fushë në gjysmëorën e fundit, Myrto Uzuni e ka devijuar topin me kokë dhe ai prehet në rrjetë. Por cilësia bën dallimin për Spanjën, teksa Dani Olmo godet mjeshtërisht nga e majta me një harkim të përsosur që ndalet në trekëndëshin e portës së Berishës dhe rikthen vendasit në epërsi.

Mbyllet kështu me fitoren 2-1 të Spanjës ndaj Shqipërisë kjo miqësore, me kuqezinjtë që flirtuan me barazimin, por vetëm për pak minuta.

 

Spanjë – Shqipëri                             2-1

Shënues: Ferran Torres 75’, Dani Olmo 90’ / Myrto Uzuni 85’

SPANJA: Raja; Karvajal (Sesar Azpilikueta 72’), Garsia, P.Torres, Alonso (Zhordi Alba 64’); Gavi (Dani Olmo 64’), Rodri, Pedri; F. Torres, Morata (kapiten) (Jeremi Pino 72’), Sarabia (Karlos Soler 64’). Trajner: Luis Enrike.

SHQIPËRIA: Berisha (kapiten); Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli, Hysaj, Gjasula (Ylber Ramadani 61’), Laçi (Kristjan Asllani 78’), Balliu (Odise Roshi 84’); Bare; Broja (Rei Manaj 84’), Cikalleshi (Myrto Uzuni 61’). Trajner: Edoardo Reja.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh