Shqipëria fiton 2-0 në Lihtenshtejn, Hyka & Balaj e ngjitin në vend të parë

Share Button

lihtenshtejn-shqiperi-0-2-balaj-gol

AlbanianSport.com 06.10.2016 22:35

ASNN – Një fillim si rrallëherë në një fazë eliminatore, sepse, pas vetëm dy ndeshjesh, kuqezinjtë e gjejnë veten në krye të renditjes së grupit G, të ashtuquajtur një “grup i hekurt”, që ka në përbërje dy kampionë bote dhe Evrope si Spanja dhe Italia. Kombëtarja kuqezi fitoi sonte në Lihtenshtejn ndaj përfaqësueses vendase, me rezultatin 2-0, falë golave të shënuar nga Jahmir Hyka dhe Bekim Balaj.

Në minutën e 10-të, një aksion me disa pasime finalizohet nga Jahmir Hyka, që pavarësisht se nuk është shtatlartë, goditi me kokë topin, që portieri i skuadrës vendase fillimisht e ndaloi, e më pas e shtyu në rrjetë në mënyrë të pavullnetshme. Për FIFA-n, ky ishte një autogol i portierit dhe në fakt edhe mund të cilësohet i tillë. Minutat e mbetura të pjesës së parë kaluan me disa aksione të Shqipërisë.

Aksione të papërfunduara për mungesë të aftësisë së sulmuesve, por edhe prej rreshtimit të ngjeshur të Lihtenshtejnit. Dhe, deri në mesin e pjesës së dytë, ishte pa a shumë e njëjta tablo, me vendasit që mbaheshin dhe me kuqezinjtë që kërkonin golin e dytë, që ishte edhe goli i sigurisë. Përpjekjet e Kombëtares u shpërblyen në minutën e 71-të, me golin e dytë, që ka si autor Balajn.

Ky i fundit ktheu në rrjetë harkimin e Elseid Hysajt, ndërsa pak para shënimit, i ishte mohuar goli edhe nga portieri vendas. Duhet theksuar se ky është goli i dytë në po aq ndeshje për sulmuesin shkodran, që po e zëvendëson kështu më së miri sulmuesin e dëmtuar, Armando Sadiku. Kjo fitore sigurisht që do t’i japë më shumë optimizëm ekipit të trajnerit Xhovani De Biazit, që do të përballet ditën e diel, me Spanjën.

Kjo sfidë, që luhet më 9 tetor 2016, do të jetë një ndeshje e vështirë, ku Shqipëria do të ketë si objektiv të ruajë vendin e parë në grupin G. Spanja vjen në këtë ndeshje pas fitores 8-0 me Lihtenshtejnin në ndeshjen e parë dhe barazimin 1-1 që mori sonte në Itali përballë përfaqësueses vendase.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh