Shqipëria e Panuçit shënoi vetëm 2 gola, pësoi 12 në 7 ndeshje gjatë 2018-ës

Share Button

AlbanianSport.com 17/10/2018 11:35

ASNN – Disfata përballë Izraelit 0-2 në ndeshjen e tretë në grupin e parë të Ligës C, në kuadër të Ligës së Kombeve, regjistroi dështimin e radhës së kuqezinjve dhe të trajnerit Kristian Panuçi. Bëhet fjalë për një dështim qoftë në objektiva, por edhe në vetë synimet e trajnerit, i cili një vit më parë thoshte se Shqipëria e tij do të jetë një skuadër sulmuese, që bën lojë të bukur e të hapur dhe që shënon shumë gola.

Çuditërisht, pas një viti, Shqipëria që drejtohet nga Kristian Panuçi, është një skuadër mediokre, me një lojë kaotike e të ngadaltë, me një formacion që arnohet keq dhe pa një linjë fikse, një skuadër e shthurur, pa shumë kualitet dhe ajo që është më tronditëse, një skuadër që nuk di të shënojë gol. Vetëm gjatë vitit 2018, kuqezinjtë kanë zhvilluar 7 ndeshje, nga të cilat tre duele zyrtare e katër duele miqësore.

Kanë humbur ndaj Norvegjisë 0-1 në miqësoren e marsit në “Elbasan Arena”, pastaj pësuan dy disfata, madje të thella, radhazi në miqësoret me Kosovën dhe Ukrainën, përkatësisht 0-3 dhe 1-4. Në shtator, në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kombeve Shqipëria fitoi 1-0 ndaj Izraelit, e vetmja fitore për këtë vit. Më pas vjen disfata e rëndë e Gllasgout, më 10 shtator, 0-2 përballë Skocisë. Pas një barazimi 0-0 ndaj modestëve të Jordanisë, erdhi dhe disfata e fundit ndaj Izraelit 2-0.

Në këto shtatë ndeshje, Shqipëria e Kristian Panucit ka realizuar vetëm 2 gola, një në miqësoren kundër Ukrainës, e një në ndeshjen zyrtare ndaj Izraelit në Elbasan, me një koeficient afro 0.3 gola për ndeshje.  Jo vetëm ka shënuar shumë pak, por ka pësuar plot 12 gola, që do të thotë 1.7 gola për ndeshje, një tregues që të bën të vësh duart në kokë.

“Kush ka sy  shikon dhe kush ka veshë dëgjon”. Kjo shprehje e urtë duhet të prekë edhe Kristian Panuçin, i cili në harkun e 7 muajve, ka vetëm 1 fitore, 1 barazim dhe 5 humbje, me golavarazh 2-12, statistika që nuk i gjen dot as në vitet më të errëta të Kombëtares tonë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh