Shqipëria e futbollit tërheq vëmendjen evropiane, në fokus të “UEFA Direct”

Share Button

AlbanianSport.com 12/01/2021 21:05

ASNN – Shqipëria e futbollit ka qenë në qendër të vëmendjes së UEFA-s në javët e fundit. Sigurisht, vendimi i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që Tirana të presë finalen e parë të veprimtarisë më të re në futbollin kontinental, Ligës së Konferencës, ka qenë i bujshëm dhe historik. Në numrin e fundit të revistës zyrtare të qeverisë së futbollit evropian “UEFA Direct”, emri i Shqipërisë, Tiranës, stadiumit kombëtar “Air Albania” dhe Federatës Shqiptare të Futbollit janë lakuar për dy tema të rëndësishme.

E para, është zhvillimi i finales së kësaj Lige të Konferencës në kryeqytetin shqiptar, i cili do të nisë nga sezoni i ardhshëm dhe i është dhënë një hapësirë e madhe, duke i bërë jehonë kësaj ngjarjeje. “Stadiumi, me një kapacitet prej 21,690 vendesh, në Tiranë, Shqipëri, do të presë finalen e parë në 25 maj 2022, siç u lajmërua nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s më 3 dhjetor 2020”, – shkruhet në artikullin e posaçëm për këtë vendim.

Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë, që sërish, përmes futbollit, ia doli të jetë në qendër të mediave europiane dhe të jetë në faqet e revistës së UEFA-s, duke ndikuar në imazhin e vendit. Po në këtë numër një hapësirë të konsiderueshme i është dhënë edhe 90-vjetorit të Federatës Shqiptare të Futbollit me nën artikull që shpjegon gjithçka, që nga hapat e para të këtij institucioni e deri te suksesi i kualifikimit për në finalet e Euro 2016.

“Kushtet e krijuara nga kufizimet për shkak të epidemisë së shkaktuar nga “Covid-19”-ta penguan disi Federatën në organizimin e një serie veprimtarish të programuara, por, pavarësisht kësaj, opinioni sportiv në Shqipëri e përjetoi atmosferën festive që FSHF përçoi nëpërmjet mesazheve të saj”, – shkruhet në artikullin e publikuar në botimin zyrtar të UEFA-s.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh