AlbanianSport.com 08.10.2015 20:50
ASNN – Ekipi serb është pritur me fishkëllima në Stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa tifozët kanë brohoritur “UÇK! UÇK!”. Tifozët kuqezi që janë të pranishëm në stadium, i kanë pritur serbët duke brohoritur “UÇK! UÇK!”.
Pavarësisht kësaj, serbët kanë ruajtur qetësin dhe kanë vazhduar që të njihen me fushën e Elbasan Arenës para se të fillojnë nxehjet për ndeshjen që nisi në ora 20:45. Sikur të mos mjaftonte kjo, tifozët kuqezi në stadium kanë fishkëlluar himnin e Serbisë
Tifozët e Kombëtares shqiptare kanë fishkëlluar vazhdimisht himnin e Serbisë në Stadiumin “Elbasan Arena”, duke bërë që mysafirët të mos dëgjohen aspak. Një minus i madh ky si fillim për këtë ndeshje historike.