AlbanianSport.com 23.09.2015 07:05
ASNN – Takimi i 8 tetorit 2015 midis Shqipërisë dhe Serbisë, i vlefshëm për Eliminatoret e Evropianit “Francë 2016”, mbart në vetvete një ngarkesë të madhe emocionale dhe paraqet një sfidë përsa i përket organizmit. Megjithatë, sipas asaj që raportojnë mediat kosovare, në Federatën e Futbollit të Serbisë (FSS) janë të bindur se ndeshja eliminatore ndërmjet Shqipërisë e Serbisë do të kalojë pa incidente. E përditshmja e mirënjohur kosovare, “Koha Ditore”, shkruan se serbët, të paktën zyrtarisht, shprehen të bindur se në ndeshje nuk do të ketë ndonjë incident.
Sipas asaj që raportojnë mediat kosovare, në Federatën e Futbollit të Serbisë (FSS) janë të bindur se ndeshja eliminatore ndërmjet Shqipërisë e Serbisë do të kalojë pa incidente. Kjo ndeshje luhet më 8 tetor në Stadiumin “Elbasan Arena” dhe cilësohet si ndeshje e rrezikshmërisë së lartë. Megjithatë, e përditshmja e mirënjohur kosovare, “Koha Ditore”, shkruan se serbët, të paktën zyrtarisht, shprehen të bindur se në ndeshje nuk do të ketë ndonjë incident. Organizimi për këtë ndeshje ka nisur javë më parë nga ana e shtetit shqiptar dhe Federata Shqiptare e Futbollit.
Këto lajme nga Beogradi vijnë vetëm dy javë pasi Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, dhe Ambasadori i Serbisë në Tiranë, Miroljub Zariç, e cilësuan ndeshjen e 8 tetorit midis Shqipërisë dhe Serbisë, si “një takim ku duhet të mbizotërojë sporti”. Pas atij takimit në mjediset e FSHF-së, Duka ka theksuar se çdo problem në takimin e 8 tetorit penalizon Shqipërinë. Ai pati shprehur besimin se asnjë incident nuk do të ndodhë, ndërsa pohoi se kualifikimi për në Evropian është vështirësuar pas humbjes me Portugalinë.
Ndërsa Ambasadori Zariç shfaqi besim të plotë tek pala shqiptare. Ndërkohë, Afrimi i ndeshjes së 8 tetorit mes Shqipërisë dhe Serbisë si dhe frika për trazira në sfidën e rëndësishme për Eliminatoret e “Euro 2016”-s ka mbledhur të martën në një takim pune drejtuesit e lartë të policisë së shtetit dhe ata të Federatës Shqiptare të Futbollit. Për rreth një orë palët kanë diskutuar në lidhje me masat që do të merren për këtë ndeshje, në mënyrë që të evitohet çdo problem.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako garantoi se për mbarëvajtjen e sfidës do të angazhohen kapacitetet më të mira të forcave të rendit dhe testi u bë në ndeshjen e fundit kundër Portugalisë në Elbasan.Ndërsa Presidenti i FSHF-së, Duka, bëri të ditur se institucioni që ai drejton do të verë në dispozicion të policisë listën e plotë të tifozëve që kanë blerë biletë.