Shqipëri-Serbi, e shumëpritura, “e mallkuara”, e destinuara provë e pjekurisë

Share Button

Ermal-Toti-Uembli

Nga Ermal Toti 08.10.2015 10:45

Shqipëri-Serbi, e shumëpritura, “e mallkuara”, e destinuara provë e pjekurisë për kuqezinjtë në fushë dhe shqiptarët në stadium dhe kudo. Që prej 14 tetorit të shkuar, natës së Beogradit dhe histerisë së vendasve, të gjithë presin se çfarë do të ndodhë në Elbasan Arena. Për historinë, specifikat dhe së fundi kontekstin sportive, 90 minutat e kthimit të kësaj përballjeje janë një eveniment botëror.
Mjafton të shohim interesimin e medias së huaj, jo vetëm evropiane por edhe përtej Atlantikut, për të kuptuar se çfarë përfaqëson kjo mbrëmje. Dhe kjo për arsye të thjeshta, a do të reagojnë njësoj shqiptarët ndaj serbëve? A do të trajtohen miqtë e këtij tetori ashtu si ata të një viti më parë? Këto për të huajt.
Ndërsa për ne shqiptarët ka vetëm një pyetje, retorike apo jo mund ta quajmë si të duam: A do të kualifikohemi për të parën herë në fazën finale të një kampionati evropian? Kjo për njerëzit e qytetëruar, të arsimuar, civilë dhe mendjehapur. Që nuk duan trazira, shqetësime, nacionalizëm bosh dhe patriotizëm shterpë që vetëm në një ndeshje futbolli nuk ka vlerë.
Zinxhiri i masave të ndërmarra që për shumë janë të ashpra sepse janë mësuar që në stadium të shkojnë me çfarë të duan dhe të sillen si të duan (kujto derbin e fundit kryeqytetas) duket se pësoi këputjen e parë të hallkave të tij. Delegacioni serb më parë dhe policia shqiptare më pas konfirmuan goditjen me gurë ndaj autobusit të kombëtares.
Një incident i izoluar të cilin zëdhënësi i Federatës Serbe, e deklaroi në konferencën për shtyp. E rëndësishme të kuptohet se nga këto gjeste nuk fitohet asgjë. Kualifikimi arrihet në fushë dhe për fatin tonë, kemi dy ndeshje, një më shumë se rivalët direktë nga Danimarka. Lojtarët dhe De Biazi këtë e dinë mirë.
Sërish për fat të mirë, aty nacionalizmi bosh dhe patriotizmi shterpë nuk gjejnë vënd, të paktën nëse nuk e provokon. Por një gjë kuqezinjtë e dinë mirë. Shansi historik i pjesëmarrjes në një kampionat evropian, nuk mund të shpërdorohet në kujtim të historisë së shekullit të 19-të, do të ishte e pafalshme. Ka gjithmonë një herë të parë dhe për ne ajo fillon tani.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh