AlbanianSport.com 06.09.2016 10:45
E ndërprerë në minutën e 76-të për shkak të kushteve të vështira klimatike, ndeshja e futbollit Shqipëri-Maqedoni do të luhet sot në orën 14.00. Stuhia që përfshiu dje Shkodrën e detyroi gjyqtarin Gyçek që të ndërpresë ndeshjen kur duheshin edhe 13 minuta të mbaronte.
Edhe pas 30 minutash shiu nuk pushoi dhe në këto kushte drejtuesi i ndeshjes vendosi të ndërpritet përfundimisht. FIFA ka komunikuar se 14 minutat e mbetura do të luhen sot në orën 14.00 me të njëjtët lojtarë në fushë dhe të njëjtin numër zëvendësimesh të kryer deri në momentin që u ndërpre ndeshja.
Nuk do të jetë e mundur të vihen lojtarë të rinj në listat e skuadrave dhe ndeshja do të rinisë në atë pikë në të cilën gjyqtari vendosi ta ndërpresë një ditë më parë.